Kryeministri Edi Rama duket se mbrëmjen e sotme po e kalon në qytetin e Korçës. Vendodhjen e tij e ka bërë të ditur vetë Rama, i cili përmes rrjetit social Instagram, ka shprndarë një foto nga ambienti ku po konsumon darkën në qytetin juglindor.
Nga veranda e një restoranti, nga ku duket kisha e Korçës, Rama thumbon me shprehjen “varja Nusretit”, në mbishkrimin e fotos.
Kryeministri duket se e ‘gjen veten’ më shumë në Korçë, ose ndoshta ashtu do ai ta paraqesë veten, ndryshe nga ekipi i tij qeverisës që parapëlqen darkat në Dubai.
Kujtojmë se para disa kohësh disa eksponent të lartë të së PS-së në poste ekzekutive u fotografuan duke ngrënë dark në një nga restorantet më të shtrenjtë në Dubai të kuzhinierit Nusret.
Postimi i plotë: “IN Gallery” një nga hotelet e rinj të Korçës, me një restorant panoramik mbi qendrën e qytetit e përreth (varja Nusretit)(F.M./Faxweb.al)