Kryeministri Edi Rama tha sot në Librazhd se shkalla e papunësisë së grave ka rënë në 10%. Ai shtoi më tej se paga mesatare e grave është aktualisht pak më e ulët se e burrave.
Lidhur me investimet e huaja në vend, Rama tha se në raport me rajonin kemi një rritje të ndjeshme. Duke vazhduar më tej me eksportet, kreu i qeverisë tha se që nga marrja e detyrës, vlera e tyre është trefishuar në 9 miliardë euro.
“Ka rënë nën 10% shkalla e papunësisë së grave. Paga mesatare e grave pak fare më e ulët se e burrave. Investimet e huaja, në raport me rajonin kemi një rritje të ndjeshme. Këneta dhe kukumjackat përsërisin se në Shqipëri nuk prodhohet asgjë. Sot eksportet janë në 9 miliardë euro. Janë trefishuar nga koha kur ne morëm detyrën.”, tha Rama.