Kryeministri Rama foli sot nga Divjaka për reformën në Arsimin e Lartë dhe kritikat që ka mbledhur ky si ligj gjatë gjithë kësaj kohe.
Rama tha se këtë reformë e sulmojnë aleatët e tij në qeveri duke iu referuar LSI-së dhe shpjegoi arsyet se përse ndodhte kjo sipas tij.
“Reforma në Arsim goditët nga të gjithë ata që në politikë kanë ushqyer parazitizmin, klientelizimin, dembelizmin. Ata kurrë s’kanë dashur t’i japin perspektivën e sigurt edhe atyre që mësojnë pak në shkollë”, tha Rama.
Ditët e fundit ka pasur dukshëm një dozë të lartë kritikash të socialistëve ndaj LSI-së që si fillim nisi thjesht me thirrjen “mos të kemi njeri në prehër, vazhdoi me akuzat për klientelizë, drejtorë që më pas u shkarkuan dhe vuijon sot nga Divjaka me ligjin për Arsimin e Lartë.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post