Kryeministri Rama nga Saranda ka sulmuar Bashkinë e Delvinës e drejtuar nga LSI. Ai lexoi një letër që siç tha ai ia kishte dërguar një person për të treguar sipas tij se si është e kapur bashkia nga nepotizmi.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Përpara se të nisesha më erdhi një letër.
Personi që ma dha mu lut të ndaj me ju çfarë është shkruar në këtë letër.
Bashkia Delvinë, shoqëria e transportit Delvinë-Tiranë i themeluar nga djali i xhaxhait të kryetarit të bashkisë, të tjerë punonjës në bashki janë drejtori i Transportit djali i tezes, kushërira e dytë, vëllai, bashkëshortja e kryetarit, vjehrri i krytarit.
Po ashtu Krushku, kushëriri i dytë, kushërira e parë e kryetarit të bashkisë.
Të gjithë kanë lidhje krushqie me kryetrin e Bashkisë. Kjo është Shqipëria që duam ne?
Kjo është Shqipëria që është marrë peng, është fjala për nëj sisitem partish. (M.D/Shuplaka)
Discussion about this post