Kryeministri Rama në fjalën e tij sot u shpreh se në ndryshim nga Basha që e sheh politikën si dam ai e sheh si një loja shahu.
“Për mua politika është shah, nuk është damë. Sigurisht që dikush zgjedh ta luajë siç e sheh të arsyeshëm. Por nëse luan si damë duke përdorur metodën e pokerit, duhet të marrësh parasysh se me bllofin mund të fitosh shumë por mund të humbësh gjithçka.
Shahu ka strategji të tërë. Kur plani i zbulohet kundërshtarit, kundërshtari është mat’’, u shpreh Rama.
Nga ana tjetër në fotot që sjellim më poshtë shihet dhe pasioni i Bashës për lojën e shahut. Ndoshta kryeministri nuk i ka parë ose ndoshta nuk i duket se Basha e reflekton këtë në politikë.
Basha ka laujtur shah gjatë orëve të gjata të këtyre dy muajve në çadër. Edhe negociatat mes palëve në fakt kanë qenë hapa para dhe pas ashtu si çdo lojë shahu. Deri më tani askush nuk është zënë mat sa kohë që nuk ka një zgjidhje.
Vazhdimisht gjatë fjalimit të tij Rama e përsëriti lojën e shahut. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1728″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]