Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit, vizitoi ditën e sotme shkollën “Ymer Lala” në Surrel, fshat ku edhe banon kreu i qeverisë.
Në mëngjes u përhap masivisht një mesazh me të cilin zyra e shtypit e Bashkisë Tiranë njoftonte pjesmarrjen e kryeministrit në inagurimin e shkollës ku edhe nuk mungonin elozhet ndaj tij.
“Përveç rikonstruksionit të rrugës, banorët e zonës së Surrelit në Tiranë kanë edhe një shkollë e kopësht me kushte shumë herë më të mira për fëmijët e tyre. Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar shkollën e mesme “Ymer Lala” në Surrel, ku mësojnë rreth 300 nxënës, ndërsa bashkëngjitur saj ka edhe një kopsht për më të vegjlit”, nis njoftimi i shpërndarë nga zyra e shtypit në Bashkinë Tiranë.
Ndërkohë vetë kryeministri u shfaq entuziast duke ia kthyer brenda ditës ‘nderin’ Veliajt pasi e komplimentoi duke thënë e “Ku vë dorën lali Eri, ka cilësi.
Rama përmendi edhe djalin e tij të vogël, Zahon gjatë fjalës së tij, ndërsa lind pyetja se ku shkollohet djali i kryeminisrit të vendit? Pavarësisht se shkolla “Ymer Lala” u rikonstruktua, madje edhe u inagurua nga kryeministri, kryebashkiaku deputetë e shefa arsimi, në fakt Zaho mësohet se studion diku tjetër dhe jo në me bashkëmoshatarët e tij në ‘fshatin’ ku banon.
Mësohet se djali 5-vjeç i Ramës ndjek mësimet e ciklit parashkollor në një shkollë private e quajtur “ËAT”- ‘The World Academy of Tirana’ ndërsa më parë ka studiuar në shkollën “Montesori”.
“E rëndësishme është që gjithçka është bërë me shumë përkushtim dhe cilësi, si kudo ku vë dorë Lali Eri, dhe përpiqet që jo vetëm për t’u krijojë kushte optimale atyre që vijnë në shkollë, por edhe për t’u dhënë shpresë dhe optimizëm atyre që presin që t’ju vijë radha, sepse gjërat bëhen me radhë dhe përpiqemi t’i shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë”, tha Rama.
Discussion about this post