Kryeministri Rama ka thirrur një takim informal në Vlorë me ministrat e kabinetit të ri të emëruar dje gjatë asmblesë së PS-së.
Konkretisht mbledhja bledhja e njoftuar për orën 17:00 do të mbahen në një prej restoranteve në zonën e Llogarasë.
Sipas “NeWs 24” në takim do të jetë i gjithë kabineti i sapoemëruar, kryetari sapozgjedhur i parlamentit, Gramoz Ruci dhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla.
Në fokus do të jetë finalizimi i punës për programin e qeverisë, draft-planin e ministrive që do t’i paraqiten grupit në mbledhjet e para. Po ashtu, me kryetarin e asamblesë dhe të grupit parlamentar do të finalizohen propozimet për ekipin drejtues të grupit dhe të komisioneve parlamentare. (B.H/Shuplaka)