Kryeministri Rama foli sot në një takim me përfaqësues të sistemit bankar në vend tek “Shtëpia e biznesit” tek Piramida.
Fokusi i Ramës në fjalim ishte tek open banking. Rama tha se tani ka një ligj që ky sistem duhet zbatuar nga bankat e nivelit të dytë që nga janari i këtij viti. Kryeministri shtoi se qëllimi këtë vit është të ulet sa më shumë përdorimi i parasë cash dhe të shkohet drejt inovacioni.
Sipas tij bankat duhet të në lartësinë e kësaj sfide që është sfida e Shqipërisë.
Edi Rama: Nuk mund të jemi një vend ku banka mbeten ende shumë larg nevojës së ekonomisë kur vjen puna te shpejtësia dhe eficienca e transaksioneve, që për ta thënë një fjalë të vetme edhe pagesat direkte janë në shumtën e herës me metoda tradicionale. Shqipëria duhet të fokusohet dhe qeveria është e fokusuar tek inovacioni dhe faktikisht ne jemi në situatën ku ligji jo unë e ka të shkruar që në janar të këtij viti duhet të ishte zbatuar nga të gjitha bankat e nivelit të dytë aplikimi i protokolleve të open banking. Janari ishte një afat i përsëritur jo i vënë për herë të parë. Më kujtohet kur kemi bërë me Delinën dhe me përfaqësues biznesi bisedën për sigurinë kibernetike kemi folur për domosdoshmërinë e marrjes seriozisht të kërcënimit kibenetik dhe u desh të ndodhte që pastaj bankat të viheshin në lëvizje. Një sistem bankar që ka virtytet e një sistemi tradicional, tani nuk jemi më në listën gri dhe i kemi të gjitha arsyet të kërkojmë me zë të lartë nga banka të jenë në lartësinë e kësaj sfide që është sfida e Shqipërisë. Shqipëria ka 3 drejtime ku duhet të shkëlqejë në Europë. Turizmi, energjia inovacioni. Këto janë 3 drejtime ku mund të rrisim ekonominë më shumë për biznesin, familjen. Nëse deri dje nuk e kishim bekimin e teknologjisë sot jemi në epokën e progresit eksponencial.