Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijoi sot (2 maj) takimet elektorale, duke u zhvendosur në qarkun e Dibrës, në fushatë përmbyllëse për zgjedhjet e 11 majit.
Ai ishte në qytetin e Burrelit, ku bëri edhe prezantimin e investimeve 10-vjeçare në qarkun Dibër. Ai ishte i shoqëruar nga drejtuesit politikë dhe kandidatët për deputetë.
“Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shprehet kryeministri në postimin e tij në rrjetin social Facebook, në prag të nisjes së takimit.