Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Pallatin e Brigadave me përfaqësues të bizneseve në vend.
Nga takimi me rastin e festave të fundvitit, mësohet se është arritur një program 3-vjeçar investimi kombëtar, në fusha si: arsimi, infrastruktura rrugore dhe shëndetësia, ku pritet të investohen 1 miliard euro.
Sipas Opinion.al, shuma e investuar nuk do jetë borxh i marrë nga qeveria Rama, por një marrëdhënie partneriteti privat-publik. (A.R/SHUPLAKA)