22:16 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama takohet me kryeministrin britanik: ‘Mollët e kalbura’ janë objekti ynë i përbashkët për t’u luftuar

19:28 | 23/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama takohet me kryeministrin britanik: ‘Mollët e kalbura’ janë objekti ynë i përbashkët për t’u luftuar

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në takimin me kryeministrin Rishi Sunak në Britaninë e Madhe. Është takimi i parë zyrtar mes tyre. Kryeministri britanik Sunak ka mirëpritur kryeministrin Rama duke theksuar se në fokus të takimit të tyre do të jetë çështja e emigracionit të paligjshëm shqiptar drejt Mbretërisë së Bashkuar. Po ashtu edhe Rama e ka mbështetur këtë tezë dhe ka vënë në dukje që jo të gjithë shqiptarët që kanë shkuar atje janë kriminelë, duke përmendur Dua Lipën dhe të tjerë që zgjedhin të punojnë. Më pas, Rama e ftoi Sunak për një vizitë zyrtare në Shqipëri, për të cilën nuk mori një përgjigje konkrete nga homologu i tij.

Rishi Sunak: Të lutem ulu. Edi është kënaqësi e madhe që jeni në Mbretërinë e Bashkuar. Anglia dhe Shqipëria kanë partneritet të fortë dhe pres ta thelloj këtë marrëdhënie me ju sot. Vitin e shkuar kemi nënshkruar një komunikatë për të lufutuar emigracionin e paligjshëm dhe jam i lumtur me progresin e bërë në këtë drejtim dhe do ta diskutojmë këtë më vonë dhe gjithashtu çfarë mund të bëjmë më shumë për kthimin e të burgosurve. Po kështu, ka më shumë se për të folur më shumë siç është forcimi i bashkëpunimit tonë ekonomik, tregëtisë, sigurisë dhe veçanërisht lufta kundër sulmeve armiqësore kibernetike me të cilat është përballur Shqipëria. Kështu që ka shumë gjëra për të cilat mund të flasim. Por jam i lumtur që jeni këtu.

Edi Rama: Faleminderit kryeministër. Jam i nderuar kjo është vizita e parë zytare e një kryeministri shqiptar në këtë ndërtesë historike të mermertë dhe jam falenderuar për këtë gjë dhe ky është një moment i veçantë për bashkëpunimin tonë. Siç e thatë, ne kemi bashkuar forcat me bindjen e plotë se duhet të bëjmë maksimumin për të godigtur rrjetet kriminale dhe gjithashtu për të shmangur që njerëzit e pafajshëm të bien në grepat e këtyre njerëzve. Në të njëjtën kohë dua të falenderoj për mundësinë që ashtu siç jo të gjithë britanikët janë James Bond dhe Mr.Bean, jo të gjithë shqiptarët janë personazhe që dalin nga filmi “Taken”.

Edi Rama: Ashtu siç djali që vjen me një varkë nuk është thjesht një shqiptar, por pjesë e një tabloje më të gjërë, po ashtu Dua Lip anuk është thjesht një këngëtare britanike por një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që të ndërtojnë, të kujdesën, të gatuajnë dhe të këndojnë për ju. Duam që komunitet jo vetëm të ndjehet i sigurtë por edhe i nderuar këtu. Mollët e kalbura janë objekti ynë i përbashkët për t’u luftuar dhe për ta fituar këtë betejë. Sa i takon sigurisë ne jemi më shumë se të interesuar për të forcuar bashkëpunimin tonë. Më duhet të them që prej një kohe të gjatë ndjej se ka vërtetë një angazhim serioz, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. Mezi pres që të bëjmë më të mirën se bashku me ju. Dua t’ju ftoj në Tiranë sepse në Shqipëri nuk ka ardhur asnjë kryeministër britanik, asnjë nuk e ka vizituar vendin që prej Winston Churchill.

Rishi Sunak: Kënaqësi që të kam këtu Edi. Pres me padurim bisedimin tonë .

Pas

Shërbimi social merr 2-vjeçaren, Vataj: Në disa raste nuk jepen informacione me qëllim mbrojtjen e fëmijës

Para

“Të jesh i detyruar të shkosh në një vend tjetër se nuk paguan dot faturat”, Elvisi i shqetësuar për gjendjen në Shqipëri: Ka njerëz që nuk sigurojnë ilaçet

Para
“Të jesh i detyruar të shkosh në një vend tjetër se nuk paguan dot faturat”, Elvisi i shqetësuar për gjendjen në Shqipëri: Ka njerëz që nuk sigurojnë ilaçet

"Të jesh i detyruar të shkosh në një vend tjetër se nuk paguan dot faturat", Elvisi i shqetësuar për gjendjen në Shqipëri: Ka njerëz që nuk sigurojnë ilaçet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.