Kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme publikoi një video në Instastory, ku u prezantoi ndjekësve të tij në rrjetet sociale berberin që i besoi look-un për këtë sezon veror.
Gjatë videos, Rama zhvilloi edhe një bisedë të shkurtër me djalin që akoma po ndiqte gjimnazin, por punonte në dyqanin që babai i tij kishte hapur prej vitesh.
Videoja “e pazakontë” që publikoi kreu i shtetit, tërhoqi jo vetëm vëmendjen e mediave, por edhe faqeve të ndryshme, të cilat qethjen e kryeministrit e shndërruan në meme dhe humor pafund në rrjetet sociale.
Madje në një video të montuar dialogu i Ramës, është zëvendësuar nga ai i Qazim Mulletit me berberin te filmi “Prefekti”.