Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e enjte në Londër ku do të takohet me kryeministrin britanik Rishi Sunak.
Mësohet se temë e dy krerëve të qeverisë do të jenë krimi dhe emigracioni. Kjo e fundit ka qenë një temë diskutimi në Britaninë e Madhe teksa shqiptarët që shkojnë ilegalisht është kthyer në një problem atje.
Sakaq kujtojmë se në fund të vitit që lamë pas Rama dhe Sunak ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në tri fusha me interes të përbashkët.
Në një komunikatë të përbashkët u theksua se bashkëpunimi do të fokusohet në çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, ku do t’i jepet vëmendje e posaçme luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm; rritjes ekonomike dhe investimeve, rinisë dhe arsimit.