Kryeminsitri Edi Rama ka treguar se pas përfundimit të fotografimit dhe skanimit gjeohapësinor, të gjithë ndërtesat në territorin e Shqipërisë do të dokumentohen me koordinata të sakta në kadastër.
Sipas tij kjo falë kadastrës digjitale, kjo do t’i jap fund pas një çerekshekulli male hartash me gropa e me vrima ku janë tretur prona dhe janë mbjellë konflikte pafund nga ngaterrësat, mbivendosjet e falsifikimet në dëm të shtetit e të pronarëve të ligjshëm.
“KADASTRA DIGJITALE ose fundi i një çerekshekulli male hartash me gropa e me vrima ku janë tretur prona dhe janë mbjellë konflikte pafund nga ngaterrësat, mbivendosjet e falsifikimet në dëm të shtetit e të pronarëve të ligjshëm…
Pas përfundimit të fotografimit dhe skanimit gjeohapësinor, të gjithë ndërtesat në territorin e Shqipërisë do të dokumentohen me koordinata të sakta në këtë kadastër. E cila do të shërbejë për pronën, infrastrukturën mbitokësore e nëntokësore, taksat kombëtare e detyrimet bashkiake”, shkruan Rama në Facebook. (J.V/Shuplaka)