20:23 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Rama të largohet në vitin 2021”, shpërthen Lesi ndaj Nanos: Atëherë, s’do të ketë më vend për trenin tënd transhendent

12:55 | 08/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama të largohet në vitin 2021”, shpërthen Lesi ndaj Nanos: Atëherë, s’do të ketë më vend për trenin tënd transhendent

Edi Lesi ka reaguar në lidhje me shkrimin e Mustafa Nanos për Edi Ramën, ku ky i fundit ka deklaruar se Rama duhet të largohet në votin 2021. Sipas Lesit Nano këtë herë nuk është treguar një këshilltar i mirë. 

“Për jetën e tretë ose më tej, pavdekësinë, Mustafa Nano nuk është shfaqur këtë herë këshilltar i mirë. Edi Rama i ka shanset të shkojë atje, përmes një shtegu tjetër, i kundërt me atë që sugjeron analisti. I ngushtë, i errët, si qelë mund të ngjajë, po atje mundet të sosë vetëm nëse vendos të mbajë përgjegjësi, të reflektojë, të rrëfejë e pendohet, të pranojë se e shkatërroi vendin me krim e drogë, se copëtoi ekonominë, se varfëroi njerëzit, se ndali integrimin, se krisi shpresën e besimin, se nuk la njerëzit të votojnë të lirë. E të ikë tani. Menjëherë., shprehet Lesi.

 Më tej ai shton se mandati deri në fund i Ramës, do të thotë zullum deri në fund. “Atëherë, s’do të ketë më vend për trenin transhendent të Mustafa Nanos”, përfundon Lesi. 

Nano në një opinion në gazetën “Mapo” theksonte se Rama pas jetës së piktorit dhe politikanit, duhet të përgatitet për jetën e tretë. Nano shkruante se Rama i ka të gjitha mundësitë të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2025, por sipas tij do të binte në kundërshtim me ato që ka thënë për ish-kryeministrin Berisha.

REAGIMI I PLOTË I EDI LESIT:

Një himn për jetën e tretë të Edi Ramës, ishte sot një nga indulgjencat më të mëdha që Mustafa Nano ka dekretuar, duke na ftuar të shqetësohemi se çfarë do të ndodhë me hobet, pasionet, rravgimet e kuturisjet e artistit, kur ai të heqë dorë nga politika, e mos ta vrasim aspak mendjen se çfarë ndodh sot me vendin tonë halleshumë.

Por me një kusht.

Sipas tij, jeta e tretë e Ramës nis vetëm pasi ta ketë çuar deri në fund këtë mandat.

Mos t’i fusim zallave kresë, as të kemi dert për krimin në majë të politikës, për paratë e drogës që janë aq shumë sa teprojnë të kapen disa çanta dëng me euro edhe në një postbllok të lodhur me një polic të keqpaguar, që i fut pelerina shi e s’ka marrë orët shtesë; për mijëra faqe ku është vizatuar nga drejtësia italiane se cilin shtet kishim 4 vite ku dinjitari, zyrtari i lartë, shefi i komisariatit, ministri i Brendshëm janë bashkë me bandën e trafikantët; letra serioze të antimafies jo si ato që bën shuk Rama dhe i hedh drejt koshit në zyrë pa lëvizur nga karrigia.

Mos të kemi asnjë merak për mijëra që duan të ikin çdo muaj nga Shqipëria, e për këdo që ti takon në rrugë dhe të thotë s’rrihet më këtu, për 40 për qind të popullsisë që nuk siguron dot ngrohje në dimër, apo më keq, për 1/3-n e qytetarëve të vendit që nuk ia del për ushqimet bazë.

Asnjë thinjë të mos na dalë për integrimin që është bllokuar, e s’ka një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Mos ta prishë kush gjumin për theqafjen e Shqipërisë, honin e madh ku po biem, ku s’ka një investim të huaj, ku trishtimi e mungesa e shpresës kanë pllakosur rëndshëm.

Mustafa Nano na fton t’i lëmë këto vogëlsira, e ta zëmë kohën me ide se ç’mund të bëjë Rama me jetën e tretë. Edhe pse është rrekur të përshkruajë një sfond të ditës, ai e vesh me një tis aq romantik, sa ngjan të thuhet se Rama ishte rastësisht këtu, dhe duhet ndihmuar ta kalojë sa më lehtë këtë pellg të madh droge e krimi, që të marrë për në të tretën jetë pra, sa më pak bagazhe të rënda.

Po ama me një kusht: Ta çojë deri në fund jetën e dytë, mandatin e dytë. Edhe pse, mandati i dytë sipas çdokujt, por dhe i dokumentuar nga OSBE-ja, ka nisur në mëkat e paligjshmëri, pasi si asnjëherë tjetër organizata e zgjedhjeve deklaron se shitblerja e votës më 25 qershor është një shqetësim i madh, një problem që duhet zgjidhur një herë e mirë.

A është shoqëria gati të bashkohet me këtë indulgjencë ku Edi Rama, jo vetëm të mos mbajë asnjë përgjegjësi për çka gatoi në këto 4 vite, por të lihet i qetë ta çojë deri në fund projektin e tij, të mos kërkojë kush llogari, se ai e di vetë.

Dhe indulgjenca të shkojë deri atje, sa të na trazojë shpirtin, ç’do bëjë ai me jetën e tretë, se si do buthtojnë tepricat e inteligjencës së këtij kryeministri, për t’ia dalë të ketë sukses edhe në atë stacion me ato skicat e krijimet e tij.

Jeta e tretë është një hile, një kurth. Në fakt, disa njerëz, kanë merak që herët të bëjnë një vend në pavdekësi. Shumë gjëra i bëjnë madje me këtë qëllim. Ajo është efemere, kalon nga e treta, por është synimi final. Milan Kundera e ka bërë një libër për këtë ambicie të çartur. Po ky është një trill i burrave e grave që nganjëherë vënë bast jetën e tyre e çojnë dëm shumë gjëra personale, po jo një popull e një vend.

Për jetën e tretë ose më tej, pavdekësinë, Mustafa Nano nuk është shfaqur këtë herë këshilltar i mirë. Edi Rama i ka shanset të shkojë atje, përmes një shtegu tjetër, i kundërt me atë që sugjeron analisti. I ngushtë, i errët, si qelë mund të ngjajë, po atje mundet të sosë vetëm nëse vendos të mbajë përgjegjësi, të reflektojë, të rrëfejë e pendohet, të pranojë se e shkatërroi vendin me krim e drogë, se copëtoi ekonominë, se varfëroi njerëzit, se ndali integrimin, se krisi shpresën e besimin, se nuk la njerëzit të votojnë të lirë. E të ikë tani. Menjëherë.

Mandati deri në fund, do të thotë zullum deri në fund. Atëherë, s’do të ketë më vend për trenin transhendent të Mustafa Nanos.

PJESË NGA SHKRIMI I NANOS:

Rama ka thënë më shumë se njëherë se nuk ka ndërmend të plaket në politikë, se ai nuk e ka në plan të kapet me thonj pas karrigeve të pushtetit, se ka në plan të bëjë një jetë të tretë, pas asaj të artistit publicist e asaj të politikanit. Epo mirë, është mirë ta dijë se koha po vjen. Është edhe në prag të pleqërisë, përveç të tjerash. Ai ka nja 10 vjet që tallet me plakun Berisha, por Rama vetë po u afrohet të gjashtëdhjetave, që i bie të jetë pak a shumë aq sa ka qenë Berisha në kohën kur Rama e pa të udhës ta përqeshte për vitet që ai mbante mbi supe. Atëmot me siguri ka menduar se vitet iknin veç për Berishën. Por vitet ikin për të gjithë. Dhe prandaj, përsëris: bën mirë ta dijë se po vjen bash koha që t’i japë fund kësaj jetës së dytë, e të fillojë jetën e tretë. Dhe këtë nuk ia them duke besuar se ai është i pari që duhet të ikë, apo se ai është më i keqi ndër të këqijtë. Jo, të tjerët duhet të kishin ikur, e duhet të ikin, para tij. Mirëpo kjo nuk ndryshon asgjë. Ai duhet të ikë në emër të një standardi tjetër. Unë vetë po ia kërkoj në emër të një standardi tjetër. Sa ishte në politikë nuk e demonstroi këtë standardin tjetër, por në këtë fazë të jetës së tij politike mund të sillet ndryshe. Të tjerët e kanë djegur këtë shans. Ai e ka ende.

Nuk është vetëm standardi shqiptar që mund t’i shërbejë atij si një justifikim. Ka plot “justifikime” të tjera, që nga bindja e tij se në këtë vend nuk ka tjetër veç tij (unë jam i sigurt që këtë gjë e mendon seriozisht, dhe kjo është një nga gjërat që më ka shqetësuar tek ai) e deri te bindja se nuk ka pse të largohet, përderisa ai e ka të lehtë t’i fitojë zgjedhjet sërish (në këtë pikë nuk e ka krejt gabim). Në funksion të kësaj të fundit, ndoshta ai është duke projektuar, në mendjen e vet, një mandat të dytë të suksesshëm kryeministror, e në këto rrethana, gjithnjë me mendjen e vet, nuk do kishte pse të largohej. Në fund është edhe një “pengesë” tjetër: ai largimin e ka përfytyruar pasi të ketë bërë historinë. Ose për ta cituar saktë atë – pasi të ketë hyrë në histori. Mirëpo ai në histori nuk hyri, e nuk ka për të hyrë, ashtu si do donte të hynte ai. Kështu ndodh gjithnjë me ata që mendjen e kanë te historia. Të gjitha këto, por edhe të tjera, mund t’i nxjerrë pra si arsye për të vijuar të bëjë atë që po bën, mirëpo do të ishte e kotë. Koha e tij po mbaron. Në vitin 2021. (J.V/Faxweb)

 

 

Etiketa: edi lesiMISTAFA NANO
Pas

Çudisin tenistët me veshjet skoceze, KUSH e fitoi ndeshjen me qëllime bamirësie (FOTOT)

Para

E shantazhuan se do i publikonin foto nudo, Sia e nxjerr vetë atë: Kurseni paratë, është falas!

Para
E shantazhuan se do i publikonin foto nudo, Sia e nxjerr vetë atë: Kurseni paratë, është falas!

E shantazhuan se do i publikonin foto nudo, Sia e nxjerr vetë atë: Kurseni paratë, është falas!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

Maliq/ Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me pemën, shoferi transportohet në spital

“Çova para drejtësisë një trafikant droge”/ Salianji nga selia e PD: Regjimi më izoloi para zgjedhjeve, bëra sakrificë për interes publik

Ervin Salianji mbërrin në selinë e PD pas daljes nga burgu, në konferencë për mediat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.