Aktivisti Pano Soko i ftuar në studion e FaxNews foli për paketën e propozuar nga Kryeministri Edi Rama ‘antiKÇK’. Soko u shpreh se ‘KÇK’ është dublim i Prokurorisë dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Aktivisti tha se kryeministri të mos merret me thashetheme por të shkojë ti drejtohet Prokurorisë.
Soka theksoi se shqiptarët i kanë sytë nga SPAK, më tej Soko tha se nuk ka nevojë për ndërhyrje nga askush, por të vihet në funksion Reforma e Drejtësisë. Gjithashtu, Soko i bëri thirrje kryeminstri të lërë draftet, por të lërë SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit të bëjnë punën e tyre.
“Shqiptarët presin që të gjithë ata që kanë pjesë e korrupsionit, apo nga ata që kanë përfituar nga tenderat, të marri fund. Të gjithë i kanë sytë nga SPAK. Kryeministri shkon krijoj një ligj. Ngritja e SPAK është produkt i Reformës në Drejtësi. Fillimi i SPAK do të vërë në lëvizje gjithçka. Shqiptarët presin produket, që të vihen para drejtësisë të gjithë ata që e meritojnë. ‘KÇK’ është dublim i Prokurorisë dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Nisma e ‘KÇK’ është qesharake.
Kush kryeministër është ky që gjen kush është prokuror apo gjyqtar i korruptuar. Nëse kryeministri ka të gjithë tagrin të shkojë në Prokurori, por jo të bëj thashetheme dhe të thotë ky është i korruptuar.”
Pyetje: Do të vihen në hetim të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët për pasurinë dhe do t’u sekuestrohet pasuria, çfarë mendimi keni?
Pano Soko: “Se di pse u kujtua sot Kryeministri për pasuritë e prokurorëve, pasi rroga në Shqipëri dihet sa është. Pse nuk e bëri më parë Rama këtë hetim për pasuritë?
Nuk kemi nevojë për ndërhyrje të reja, as nga Rama as nga Taulant Balla e as nga presidenti. Është parë se si e ka luftuar krimin Rama, le ta lërë të funksionoi Reforma e Drejtësisë. E kemi parë se si vendi ka shkuar në kolaps. Janë bërë grabitje galopante. I them Ramës lëri draftet, lërë SPAK dhe Byronë të bëjë punën e saj.”
(K.H/Faxweb.al)