15:50 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Rama të vijë në gjyq të përballet, mos të sjellë vetëm avokatët”, Rakipi: Është rast unikal, thotë se do i fitojë 60 çështjet

13:11 | 31/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Rama të vijë në gjyq të përballet, mos të sjellë vetëm avokatët”, Rakipi: Është rast unikal, thotë se do i fitojë 60 çështjet

Gazetari Ylli Rakipi ka qenë sot në Gjykatën e Tiranës, kum po përballet me dy padi të ngritura nga kryeministri Rama, për fyerje dhe shpifje në dëm të tij.

Gjatë fjalës së tij përpara gazetarëve, Rakipi u shpreh se është rast unikal në vendin tonë, që kryeministri shprehet në mënyrë të përsëritur se do ti fitojë të gjirtha gjyqet.

Rakipi tha se kjo nuk është gjë tjetër, veçse konfirmimi se kreu i qeverisë ka në dorë dhe sistemin gjyqësor,  dhe iu ushtron presion gjyqtarëve me Vetingun, një pjesë e të cilëve nuk e kanë kaluar ende.

“Jam në gjyq me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, ka një të re të rëndësishme në këto procese gjyqësore, është një nga ngjarjet më unikale, pasi Edi Rama tha se do të fitojë të 60 gjyqe që ka ngritur.

Dmth foli si të ishte gjyqtar me siguri që do t’i fitonte të gjitha. Gjykatat shqiptare nuk janë të vetmet, shumë shqiptarë kanë kërkuar të drejtën e tyre në Gjykatat ndërkombëtare, unë i kërkoj atij që të vij këtu në gjyq dhe të përballet, dhe jo të sjellë avokatët që kanë vendosur në shumë raste dhe se kush do të jetë trupa gjykuese.

Njerëzit e mi do t’iu shpërndajnë një video ku kryeministri shprehet i bindur se do ti fitojë të gjitha gjyqet. Unë kam dy procese me kryeministrin, akuzohem se kam fyer kryeministrin Rama, ndërsa ai vetë i fyen gazetarët nga mëngjesi në darkë”, u shpreh Rakipi.

Nga ana tjetër, avokati i Rakipit, Dorian Matlija, tha se deklaratat e kryeministrit e vendosin gjykatën nën presion dhe se çështja do të shkojë deri në Gjykatën e Strazburgut, nëse do të jetë e nevojshme.

“Procesi gjyqësor është në fazën përgatitore. Janë dy padi, të cilat janë bërë nga kryeministri, dy prej shumë padive që ka hapur kryeministri për shumë personalitete. Deklarata që ka bërë kryeministri nga Kuvendi, është e pavend, e ka theksuar edhe Gjykata Eruopiane e të Drejtave të Njeriut në çështje të mëparshme. Këto deklarata e vendosin gjykatën nën presion.

Kjo mazhorancë e ka bërë vazhdimisht, presion ndaj gjyqësorit. Këtë rradhë kemi të bëjmë me nje axhendë personale të kryeministrit Edi Rama. Jemi në kushtet e një presion, nuk kemi të bëjmë me situatë normale, gjyqtarët janë nën presionin e vettingut. Synimi ynë është ta zgjidhim cështjen deri në Gjykatën e Strasburgut. Sido të sillet kryeministri, ne do të bëjmë veprimet e duhura. Ky njeri ka dalë hapur të sfidojë gjyqësorin“, u shpreh Matlija.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: rakipi ramaylli rakipi
Pas

Pak ditë pas ndarjes nga jeta, vajza e Xhevdet Ferrit përlot rrjetin: Lamtumirat nuk janë përgjithmonë…

Para

Koronavirusi ‘mbërrin’ në Angli. Evropa në alarm, raste në Itali e Gjermani. Dyshime për të prekur dhe në Greqi

Para
Bllokohet krocera në Itali, 2 të prekur me koronavirus në anijen me 7 mijë veta (Bënë xhiro në qytetet më të mëdha të Evropës)

Koronavirusi 'mbërrin' në Angli. Evropa në alarm, raste në Itali e Gjermani. Dyshime për të prekur dhe në Greqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik, policia vijon hetimet

50 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmet izraeliane në ditën e Kurban Bajramit

Rasti “Banjska”/ Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (EMRI)

E rëndë në Tiranë! Hidhet nga lartësia, humb jetën 30-vjeçari

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

Trazira në “Arenën Kombëtare”: Arrestime dhe procedime pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, mes tyre edhe një punonjës sigurie

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.