Kryeministri Edi Rama me një telefonatë ka uruar Presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan për rezultatet në Referendumin e mbajtur të dielën. Lajmin për telefonatën e ka dhënë agjensia ‘Agjensia Anadoly’.
Sajë rezultateve të këtij referendumi pritet që pushteti i Presidentit në Turqi të fuqizohet edhe më shumë duke u renditur në 10 liderët ekzekutivë më të fuqishëm në të gjithë botën.
Referendumi dhe rezultatet e tij duhet thënë se ishin të papritura duke qenë se pati pothuajse një balancë mes atyre që votuan po dhe jo, çka mund të tregojë se mbështetja popullore për Erdoganin është në rënie.
Ministri i jashtëm gjerman Gabriel u shpreh se Erdogan për të vendosur rezultatet në favorion e tij kishte kërkuar ndihmë edhe nga Turqit që jetonin në diasporë, ndërkohë që për një mendim zyrtar ai u shpreh se duhet të priten deklaratat e vëzhguesve të OSBE-OHDIRIT. (E.K/SHUPLAKA)