Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ai do të flasë mbi dekretin e presidentit Meta për ndryshimin e datës së zgjedhjeve lokale, seancën e sotme në Kuvend, rreth orës 12;00.
“Sot në 12.00 në Kuvendin e Shqipërisë, fjala ime në debatin e Rezolutës MBI AKTIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT Nr. 10928, DATË 05.11.2018 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”. Live në ERTV natyrisht”, shkruan Rama në postimin e tij, që të lë të kuptohet se nga mazhoranca ka hapa pas sa i takon nismës për shkarkimin e Metës.
Ndërkohë para seancës në Kuvend, Rama do të mbledhë grupin e PS-së në një nga sallat e Kryesisë së Kuvendit, ku do të përcaktojë shinat e diskutimit që do të ndiqen në seancën e sotme plenare.
Rama në daljet e tij publike në vijim të fushatës është shprehur se data 30 Qershor është e panegociueshme, ndërsa presidenti Meta nga ana tjetër nisi dje konsultimet me partitë e vogla të së djathtës për vendosjen e një date të re për zgjedhjet lokale.
Ende nuk dihet nëse PS do të pranojë që të ulet në një tryezë të thirrur nga presidenti i Republikës sa kohë që aktin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve e konsideron nul.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post