16:38 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama tha se ‘’kurrë’’ PS nuk do të sulmonte deputetin gjerman, kush është socialisti që doli nga rreshti

12:57 | 24/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama tha se ‘’kurrë’’ PS nuk do të sulmonte deputetin gjerman, kush është socialisti që doli nga rreshti

Edhe pse kryeministri Rama tha se nuk do të kishte një sulm nga Partia Socialiste ndaj zyrtarit të Parlamentit gjerman Gunther Krichbaum mesa duket deklarata nuk është dëgjuar nga të tijët.

Krichbaum u shpreh kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë duke e konsideruar të parakohshëm këtë hap.

Rama iu përgjigj kreut të PD-së Lulzim Basha, pak ditë më parë, me një “roman” të gjatë, ku ndër të tjera shkruante:

“Unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij për punën e qeverisë sime dhe këtë ai e di shumë mirë, sepse e ka dëgjuar nga unë, sy më sy dhe jo mbrapa krahëve.

Por, zotëria në fjalë ka të gjithë respektin tim për ndihmën që dha kur zotrote bllokoje Reformën në Drejtësi dhe kurrën e kurrës, jo ai po asnjë i huaj i interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s’mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej meje apo prej Partisë Socialiste. Kurrë!”.

Po mesa duket Erion Braçe nuk e ka dëgjuar deklaratën  e shefit, pasi sot me një shkrim të gjatë të tijin ka sulmuar sërish deputetin gjerman.

Reagimi i Braçes:

Deputet!
E vertete eshte, nuk te njoh.
Lulzim Basha po perpiqet te te bej te njohur ketu dhe, 
po ben mire.

Po te jep mundesine te flasesh per Shqiperine.
Ti po e ben;
Lexova te kesh thene se 
“nuk eshte koha per Shqiperine te hape negociatat”!!

Merr pyetje ti deputet? Duhet te jesh i hapur apo jo?
Ti je evropian dhe duhet ta kesh kete standard.

Atehere;
Kur ishte koha per Shqiperine deputet, 
ne janar 2011 kur i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha, ne cilesine e ministrit te Brendshem, vrau kater kundershtare ne mes te bulevardit?

Kur ishte koha per Shqiperine deputet,
ne shkurt 2011 e me pas kur Drejtesia e kapur prej te mbrojturit prej teje-Lulzim Basha, betonoi cilesisht pandeshkueshmerine e ngritur ne sistem, menyre qeverisje, dhune mbi te pambrojturit e cfare tjeter te duash, me rastin me ekstrem qe nje qeveri mund te ndermarre-vrasjen e protestuesve te paqte ne mes te bulevardit?

Kur ishte koha per Shqiperine deputet,
ne shtator 2009 e tutje kur i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha,
mori vendimin politik per te mos nderhyre me forcen e ligjit ne Lazarat-fshatin ku ishin instaluar jo vetem “7 grosistet e medhenj te droges”, por mbi 48 banda kriminale nga e gjithe Shqiperia, paisur me logjistiken moderne te 7 laboratoreve per perpunimin e droges deri ne vaj e cokollate, duke bere njesh qeverine me krimin, koordinuar vendimmarrjen me ta, ne nje akt unik kriminal ne nivelin me te larte te hierarkise se shtetit?

Kur ishte koha per Shqiperine deputet,
ne vere 2011 kur i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha, u emerua kryetar i bashkise Tirane, prej nje trupe gjykatesish te korruptuar, pjese e sistemit te degraduar dhe kapur politikisht te Drejtesise, duke i dhene fund zgjedhjes me vote nga populli te drejtuesve te pushtetit vendor?

Apo kur tamam ky i mbrojturi prej teje-Lulzim Basha,
i dilte kunder gjithe botes-po po, gjithe botes nga Gjermania ne Amerike, per reformen ne Drejtesi dhe rithemelimin e nje drejtesie te re mu sic gjithe bota, kerkoi, keshilloi, asistoi, hartoi dhe prezantoi, per ti dhene fund pandeshkueshmerise dhe rivendosjen e parimit te perbotshem-ligji eshte i njejte per te gjithe?

Kur? A ke nje pergjigje deputet?

Pa as me te voglin diskutim, ne nuk jemi perfekt, 
kemi probleme te qarta me ligjin, zbatimin e tij, 
korrupsionin e krimin e organizuar,
po luftojme ti adresojme e te kemi rezultate konkrete per cdo shqiptar qe ka besuar tek ne e qe kerkon qeverisje me te mire;
Drejtesia me ne fund ka nisur te levize, hem si pastrim dhe, 
hem si ndeshkim, me ngadale por vendosur, 
larg ndikimit te politikes dhe pa u intimiduar prej saj,
mbi prova e fakte per gjithkend,
gjithnje ende pa arritur tek “te paprekshmit” qe kete status e betonuan me mbeshtetjen tende ne keto vite,
edhe per krime te perbindeshme.

Ketu jemi deputet;
Ti me qendrimin tend, ne me punen tone-si shqiptare gjithnje.

Ndjese qe po ta them deputet,
por nuk ke parimesi ne gjithe cfare po thua per Shqiperine tone.
Ben politike, propagande por kaq!

Kurre nuk do arrish tek parimesia,
te rrenon modeli “Lulzim Basha”.

E di pse?
Kam lexuar historine e kancelarit Helmut Kohl, deri ne fund, perfshire historine e donacioneve te fshehta, reagimin e partise tuaj ndaj ketij fakti, perfshire edhe ate te kancelares Merkel.

Pa as me te voglin dyshim,
ai rast deshmon parimesine, shembullin gjerman qe nuk ngaterron kurre kontributin me ligjin, parate e “pista” me partine dhe pushtetin e saj.

A flet dot per kete deputet?
Ta besh ketu ne Shqiperi, per Lulzim Bashen dhe nje gjysem milion dollare ardhur nga shtetas ruse per te, pushtetin e tij!

Nuk e ben dot deputet!
Ky eshte problemi.

Ndaj vijo me propaganden, parimesi nuk keshillon dot!

Tana t’mirat!

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: deputetierion brace
Pas

Akuza e ambjentalistëve: Djegia e fabrikës së mbetjeve e qëllimshme, i hapet rruga ndërtimit të inceneratorit

Para

Negociatat, Cutillo: Italia do të bëjë avokatin e Shqipërisë në BE

Para
Negociatat, Cutillo: Italia do të bëjë avokatin e Shqipërisë në BE

Negociatat, Cutillo: Italia do të bëjë avokatin e Shqipërisë në BE

Discussion about this post

 



Të Fundit

Këshilli i BE-së vendos sanksione ndaj 8 iranianëve për shkelje të të drejtave të njeriut

Bashkia Krujë/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive.

SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin Jurgis Çyrbja, akuzohet zyrtarisht edhe për korrupsion në zgjedhje

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Tedi Blushi kërkon transparencë për ndërtimet pa leje në Tiranë: Pse shembni bujtinat në Theth dhe jo kullat në kryeqytet?

Blerja e votave me fondet për bujqësinë/ Berisha: Ja skema si u shpërndanë 44 milionë euro në kohë zgjedhore

Berisha akuza Ballukut, Maznikut, Denajt e Ibrahimajt: Përdorën 250 mln euro të bujqësisë për të blerë vota

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari të Gjermanisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.