Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Rama foli ndër të tjera edhe për Kosovën.
“Republika e Kosovës e ka provuar veten si partnere e besueshme në rajon. Ka ardhur koha që miqtë tanë serbë të njohin pavarësinë e Kosovës, për t’i dhënë hakun historisë. E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet. Bëni histori për veten tuaj dhe më gjerë. Është e rëndësishme që Kosovës t’i jepet mundësia të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare, siç bëhen të gjitha shtetet e globit. Unë shpresoj e besoj se Ballkani Perëndimor të shkëputet nga e kaluara dhe të zhvillohet më tej”, tha Rama.