04:45 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rama thirrje të djathtëve: Rimendojeni bojkotin në Kavajë, bujrum për…

18:14 | 26/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama thirrje të djathtëve: Rimendojeni bojkotin në Kavajë, bujrum për…

“Presidenti dekretoi zgjedhjet në Kavajë, PD ka deklaruar se  nuk do të hyjë në zgjedhjet e 7 majit, një qytet që e qeverisi prej vitesh.Të rimendohet, mos t’i lënë demokratët pa alternativë, jo për një tekë partie. Kriza e PD nuk do të bëhet kriza e vendit, me apo pa PD populli do të zgjedhë i lirë, qoftë për kryetarin e Kavajës, apo për parlamentin e ri për Shqipërinë e 4 viteve të ardhshme. Ne do ta respektojmë të drejtën e kavajasve dhe shqiptarëve në 18 qershor, kemi bërë shumë për Kavajën, transformimi rrënjësor me socialistët do të vazhdojë, transformimi që ka nisur në mbarë vendin duhet dhe do të vazhdojë, Shqipëria është një vend më i hapur, po bëhet shtet, rregull.” tha Rama sot në komunikimin e përjavshëm javor.

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Demokratike duhet  ta harrojë qeverinë teknike.

Kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm të dialogojë me Bashën për çdo gjë që opozitën e shqetëson tek zgjedhjet, por tha se do të ishte i palëkundur në qëndrimin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve, apo krijimin e qeverisë teknike.

“Ata s’mund ta marrin peng popullin. Me apo pa PD, populli do zgjedhë i lirë në ditën e tij për 4 vitet e ardhshme. Ne do e respektojmë të drejtën e popullit shqiptar për të na gjykuar. Si për Shqipërinë, kemi bërë shumë për Kavajën por mbetet shumë për të bërë. Më në fund hyri në rrugën e zhvillimit. Ndryshimi rrënjësor që ka nisur për Shiqpërinë pas 25 vitesh rrumpallë, ka nisur e do të vazhdojë, një shtet ku kaosi i së kaluarës po zëvendësohet nga respekti për tjetrin. Si rezultat i reformave Shqipëria ka thithur më shumë investime të huaja, sot ka më shumë vende pune, por më shumë do ketë. Prandaj dhe Vettingu është i rëndësishëm jo vetëm për Drejtësinë por edhe zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë.

Ka ende shqiptarë të varfër, e të rinj të papunë, por jam unë i pari më i pakënaquri për sa shumë kemi për të bërë. Duhet të dialogojmë për çdo gjë që kemi në dorë, por qëndrimi im do mbetet i pandryshuar në lidhje me çfarë kemi në dorë. Opozita ta harrojë qeverinë teknike për shtyrjen e zgjedhjeve. Ne nuk luajmë me dinjitetin e Shqipërisë.

Jemi gati të dialogojmë me çdokënd, por askush nuk do të përsërisë avazet e vjetëra. Vetëm populli do ta vendosë me votë. Një rrugë që anashkalon popullin nuk ekziston,” tha Rama.

(M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: edi ramakomunikimi javorqeveri teknike
Pas

Malaj: Shqipëria e rrezikuar nga populizmi, po bëhet pengesë e vetes

Para

Flet i mbijetuari i Otrantos: Anija u fundos për 8 minuta, gruaja dhe vajza mu mbytën (VIDEO)

Para
Flet i mbijetuari i Otrantos: Anija u fundos për 8 minuta, gruaja dhe vajza mu mbytën (VIDEO)

Flet i mbijetuari i Otrantos: Anija u fundos për 8 minuta, gruaja dhe vajza mu mbytën (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.