Promovimi i arsimit profesional është zgjedhja më e mirë për të rinjtë dhe rruga më e sigurt dhe më e shpejtë e integrimit të tyre në tregun e punës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale disa sekuenca të potencialit të jashtëzakonshëm turistik e duke i ftuar për të zgjedhur arsimin profesional në sektorin e hoteleri-turizmit, ku sipas tij po përgatiten profesionistët e rinj.
Nga kuzhinat e sofistikuara, deri tek shërbimi sa më i mirë, të rinjtë shqiptarë po përgatiten për të qenë profesionistë në fushën e mikpritjes dhe turizmit.
Arsimi dhe formimi profesional prodhon forcën punëtore të së nesërmes dhe për rrjedhojë, luan një rol kyç në rritjen ekonomike, në gjenerimin e punësimit dhe në stabilitetin social.
Ndërkohë që arsimi profesional në sektorin e hoteleri-turizmit ka potencial të madh për të zhvilluar turizmin, duke sjellë përfitime të shumta.
Me anë të arsimimit profesional, studentët trajnohen në shërbimet hoteliere, artin kulinar dhe mikpritjen, duke rritur cilësinë e shërbimeve dhe përvojës së vizitorëve.