Në takimin e sotëm me banorët e njësisë 3 dhe 4 në kryeqytet, kryeministri Edi Rama, ka sulmuar kreun e opozitës lulzim Basha.
“Pyes të gjithë demokratët, a ka shans që një arsye e shëndetshme të thotë se na duhet Luli për kryeministër, a ka shans që një mendje e shëndetshme të thotë na duhet Luli që të bëjë për Shqipërinë atë që bëri për Tiranën katër vjet. Ne vërtetuam se për ne interesat politike janë shumë të rëndësihsme por më i rëndësishëm është, i dhamë mundësinë Lulit dhe atyre në çadër, të ishin brenda qeverisë për të parë se ne zgjedhjet nuk i vjedhim. Ne nuk e bëmë se na erdh keq për Lulin, por nuk donim se një pjesë e shqiptarëve të ndjeheshin të përjashtuar nga e drejta për të zgjedhur, dhe atyre iu them kë do zgjedhni?
Nëse zgjidhni PS, keni zgjedhur rrugën drejt Shqipërisë së Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, nëse zgjidhni PD që nga mbrëmë sot është kthyer papritur e pakujtuar në një gjë tjetër, keni zgjedhur të pengoni vazhdimin e punëve në Tiranë.
Nëse nuk na jepni ne fuqinë për të mbështetur punët e Lali Erit, Lali Erin do ta keni për festa e dasma, por për puën e përparime harrojeni. Dy vjet ka që dëgjohet gërhima e Lulit në gjithë Tiranën, që ndjenji katër vjet poshtë sahatit, por sahati nuk punonte.
Punë e madhe shumë për sahatin e Tiranës, e më keq akoma për sahatin e Shqipërisë.
Nuk kemi bërë mrekulli, kemi bërë edhe gabime, kemi bërë gjithçka kemi mundur me shumë shpirt por s’ja kemi dalë, por kemi dhënë një provë që edhe demokratët më fanatikë, nuk e thonë por brenda vetes e dinë, kemi dhënë provën që Shqipëria mund të bëhet shtet.”, tha Rama. (D.D/shuplaka)