13:24 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rama thumbon LSI-në: Koha që pushteti t’i takojë popullit dhe jo partive që marrin peng qeverisjen

11:15 | 10/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama thumbon LSI-në: Koha që pushteti t’i takojë popullit dhe jo partive që marrin peng qeverisjen

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit elektoral të zhvilluar në Librazhd, kërkoi sërish votën e qytetarëve pasi sipas tij ka ardhur koha që të merret një vendim historik.

Sipas Ramës, është koha që pushteti të mos u lihet partive që marrin peng qeverisjen dhe kërkojnë pjesë në tepsinë e pushtet.

Më tej, ai u ndal tek qeverisje aktuale, duke premtuar se nëse PS-së i jepet timoni, do të bëjë 4-fishin e asaj që ka bërë në 44 muaj.

“Është koha për të marrë një vendim historik që pushteti i dalë nga zgjedhjet i takon popullit dhe jo partive që marrin peng qeverisjen për llogari të pjesës së tyre në tepsinë e pushtetit.

Është koha për t’i dhënë PS-së një mandat të plotë për ta rritur ekonominë si asnjëherë më parë dhe për të na dhënë mundësinë që të luftojmë me të njëjtin pasion që luftuam për reformën në drejtësi dhe vettingun për ta çuar ekonominë në rritje mbi 5%. 

Votoni, jo për t’i gjetur Lulit një punë që Luli nuk e bën dot. Jam shumë i bindur se qytetarët do të votojnë jo për të kapur administratën, por për t’i thënë partive që duan të na mbajnë peng se nuk do të votojmë juve. Nëse do na jepni fuqinë e plotë, 4-fishin e atyre që kemi bërë në 44 muaj.

Na duhet vendosmëri dhe kokëfortësi e madhe për t’i zmbrapsur njëherë e mirë hordhitë e gjykatësve të korruptuar, e partive, hijet e së kaluarës. Për të hapur më shumë më tepër forca rrugët e mëtejshme për Shqipërinë që duam, me shtet, me punë dhe mirëqënie.

Vota e 25 qershorit duhet të mbështesë punën, jo llafet, zhvillimin, jo pengmarrjen, drejtësinë, jo zullumin, meritën, jo rryshfetin. Ngrijeni lart flamurin kuq e zi. Çdo premtim është një fuqi më shumë. Partia Socialiste është partia e të gjithë shqiptarëve.”, u shpreh Rama. 

Etiketa: edi ramailir meta
Pas

KQZ ngre alarmin: Zgjedhjet rrezikojnë të futen në kolaps

Para

Spahiu thumbon PS-në: Të mos votohen më ata që e kanë lënë si mos më keq Maqellarën dhe Vojnikën

Para
Spahiu thumbon PS-në: Të mos votohen më ata që e kanë lënë si mos më keq Maqellarën dhe Vojnikën

Spahiu thumbon PS-në: Të mos votohen më ata që e kanë lënë si mos më keq Maqellarën dhe Vojnikën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/Drejtonte mjetin pa patentë dhe shiste qese me hashash në zonën e plazhit, arrestohet 18-vjeçari

U konfliktuan në shëtitoren e qytetit të Sarandës, shpallen në kërkim pesë italianë

Putin humb mikeshën më të ngushtë pas betejës me kancerin, presidenti rus i pikëlluar në funeral

Dogji katër banesa, sipërfaqe pyjore dhe rrezikoi jetën e banorëve, arrestohet për zjarrvënie 39-vjeçari në Kakavijë

Familjarët gjejnë pa shenja jete 67-vjeçarin në Pezë, dyshimet e para

U merrte qytetarëve paradhënie për punimet, por nuk i kryente kurrë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

“Unë jam i privuar përkohësisht”/ Rama ndan thënien e Thaçit nga Haga: Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare

I mori 100 mijë euro një personi nëpërmjet mashtrimit, arrestohet në “Allias” i riu i shpallur në kërkim

Situata me flakët në vend, 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 10 prej tyre mbeten ende aktive

Prezantimi i draftit të Kodit të ri Penal, Zaçaj: Ligji penal duhet të jetë parzmore për qytetarin, jo shpata e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.