Rama gjatë fjalës së sotme në kuvend ka thumbuar Bashën dhe PD-në si opozitë duke theksuar se “votat nuk merren duke njollosur qeverinë, mos paguani mediat e huaja për të na deskritituar”.
Më tej Rama ka shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën dhe doalogut me te, e ka pranuar se roli i opozitës ka qene real në atë që ai e quajti “shkundjen” e qeverise në luften kundër kanabisit dhe dekriminalizimit.
“Opozita luajti rol real në shkundjen tonë karshi dekriminalizimit e kanabisit. E kotë të mohohet se dhe opozita pati kontributin e saj,” u shpreh Rama.
Fjala e Ramës:
“Kush prej nesh fiton dhe çfarë fitojmë? Askush prej nesh nuk fiton asgjë. Shqiptarët jashtë dhe brenda shqipërisë vetëm humbasin me të tilla deklarata. Ata që paguajnë mediat e huaj për të deskrtituar qeverinë shqiptare unë do ju them diçka sot: Të tjerë diplomatë të huaj për asnjë arsye nuk marrin rrugët e botës për të njollosur njëri-tjetrin. Madje si asnjë tjetër nuk i artikulojnë në një gjuhë tjetër debatet e tyre. Votat nuk merren duke mbushur botën me të tilla deklarata. Konkurrentët politikë nuk duhet të marrin rrugët e botës për të hedhur baltë mbi palën tjetër, por që në fakt bëjnë pis Shqipërinë. Pushteti nuk merret duke shkuar në Bruksel të ndarë. Por opozita luajti rol real në shkundjen tonë karshi dekriminalizimit e kanabisit. E kotë të mohohet se dhe opozita pati kontributin e saj”, u shpreh Rama.(J.V/Shuplaka)