Kryeministri Edi Rama në përpjekje për të ftuar në dialog opozitën postoi sot një shprehje të Leon Tostoit, që sipas tij thotë: “Durimi nuk është pritje. S’është të presësh duarkryq. Kjo është përtaci. Durimi është të vazhdosh kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi”.
Mirëpo duket se kryeministri ka bërë një gabim trashanik në përkthimin e Tolstoit, pasi ku i fundit ka thënë që durimi është pritje. Këtë detaj interesant e ka kapur gazetari Neritan Sejamini, i cili thotë se për të lexuar Tolstoin duhet të kesh durim.
“Kryeministri tenton te duket i lexuar dhe i ditur, por i del gabim ne Google citimi i Tolstoit — te cilin ai nuk e ka lexuar. “Durimi ESHTE pritje” ka thene Tolstoi. Te lexosh Tolstoin duhet shume durim”, shkruan Sejamini.