03:34 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Rama tregon arsyet përse PD nuk do që të futet në zgjedhje

12:45 | 20/04/2017
në Te Gjitha
0
Rama tregon arsyet përse PD nuk do që të futet në zgjedhje

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot nga foltorja e Kuvendit arsyet që sipas tij e bëjnë Partinë Demokratike të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Duke e akuzuar PD-në për implikimin në korrupsion në gjykata, Rama u shpreh se Vettingu është arsyeja që e shtyn opozitën të mos marrë pjesë në zgjedhje, pasi ka frikë të dalë para të sajëve dhe të japë llogari.

Megjithatë, sipas kryeministrit, edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje nuk bëhet hataja, nuk do të ketë destabilitet.

“Gjykatësit e korruptuar janë të lidhur si mishi me thoin me Partinë Demokratike. Të gjitha janë vetëm alibi, përpjekje për të kënduar me zë të lartë në pyllin e frikës, për t’i thënë vetes që ne s’kemi frikë. Sepse në fakt është frika, frika nga drejtësia.

Kanë frikë të shkojnë përpara popullit. Është shumë e vështirë t’u shpjegojnë njerëzve të tyre përse duan një mandat tjetër. Është kaq e qartë që kjo është arsyeja themelore sepse nuk ka arsye tjetër.

I bindur se nëse atyre do u jepej një zgjidhje për vettingun ose shpërbërjen e Europës do zgjidhnin shpërbërjen e Europës; nëse do u jepej një zgjedhje mes reformës në drejtësi dhe vendosjes së një ndarëse mes Shqipërisë dhe BE-së do zgjidhnin të dytën. Të jeni të bindur që kjo është arsyeja, frika nga ballafaqimi me njerëzit e tyre.

Nuk ka shans që të ketë kompromis nëse Vettingu nuk do të jepte kompromis. Kompromisi është që pranojmë të modifikojmë rregullat brenda Kushtetutës. Të shkojmë në zgjedhje bashkë me Vettingu-n.

Ky është opinioni im. Përsëri dua ta nënvizoj, vendimmarrja jonë është e përbashkët. Ne nuk duam të hyjmë në zgjedhje pa opozitën. Kemi bërë të kundërtën, kemi shkuar përtej, për të gjetur mekanizma për të monitoruar administratën e gjithcka për të ndihmuar opozitën.

Jam i bindur se të gjitha kërcënimet, përpjekjet për t’u thënë shqiptarëve se po nuk hyri PD në zgjedhje këtu do bëhet hataja, janë përpjekje të të mbyturit që do të mbysë të gjithë.”, ka deklaruar Rama mes të tjerash nga foltorja e Kuvendit.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: arsyetedi ramaKuvendpartia demokratike
Pas

Koalicioni me LSI-në pa PD-në në zgjedhje, Rama: Do dukej si fronti antifashist kundër një kolaboracionisti të vetëm

Para

Rama flet në Kuvend, gazetarja: As skuqen, as zverdhen hiç fare! Po zhbëjnë çdo normë

Para
Lulzim Basha si test i besimit te politika

Rama flet në Kuvend, gazetarja: As skuqen, as zverdhen hiç fare! Po zhbëjnë çdo normë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.