Kryeministri Edi Rama pasi ka sqaruar se pse janë të domosdoshme fashat orare, ka lajmëruar se arto do të mbeten në fuqi në zonat e klasdifikuara si ‘të kuqe’ dhe me rrisk për përhapjen e virúsit.
Duke ju kthyer përgjigje atyre që e pyesnin live në ‘facebook’ “pse vijojnë ende të mbeten në, sikur koronavirusi nuk infèkton me orar”, Rama ka sqaruar se e gjitha kjo bëhet për të dekurajuar lëvizjet e kota.
“Do të mbetemi besnik të numrave në përcaktimin e zonave të gjelbra. Komiteti i ekspertëve sheh numrat, dhe modeli i zonat e të kuqe nuk bazohet vetëm të numrat, por dhe të shumë të tjera. nuk është çudi që një zonë e gjelbër të rikthehet e kuqe, por edhe e kundërta. Pak hapemi, se këto numra janë prodhuar nga ndikimet e 10-12 ditëve të fundit, jo të 5-6 ditëve të fundit.
Pak hapemi dhe numrat fillojnë të rriten. Kjo është reale, nuk është një lojë, apo një farsë. Në kushtet e zonës së kuqe do vazhdojmë të kemi kufizime. Më pyesin pse mbahen fashat e orarit sikur rre.ziku është vetëm kur mbyllemi brenda, ato kanë rol në dekurajimin e daljeve të tepërta që nuk janë të domosdoshme. Nëse nuk kemi fashën orare, i bie që në një zonë të kuqe si në një zonë të gjelbër, baret të jenë hapur. Kufizimi i daljeve në fundjavë është dashur dhe duhet për këtë”, tha Rama.