Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në një takim me të reja e të rinj të sapodiplomuar për reformën rrënjësore të rekrutimit në administratën publike. Gjatë bisedës ku po konsumon edhe një kafe me të rinjtë Rama ka treguar edhe për vajzën e tij Rean, për të cilën është shprehur se ka studiuar jashtë vendit për arkitekturë.
“I thashë gocës mos shiko shtetin por privatin, që të ecësh me këmbët e tua. Ajo studioi jashtë vendit për arkitekturë. Ajo filloi punë si asistente supervizore në një kantier dhe tani ka hapur një studio të vogël arkitekture. Nuk është kolaj asgjëkundi për punë. Milena e di sesa aplikime punë bën për një punë dhe jashtë vendit.”, u shpreh Rama. (J.V/Shuplaka)