Në mbyllje të punimeve të Kongrsit të Partisë Socialiste për ditën e sotme ka folur edhe kryeministriEdi Rama i cili nuk ka kursyer batutat në qendër të të cilave kishte vendosur bashkëshorten e tij, Linda Ramën.
Linda foli para kryeministrit ndërsa ky i fundit pasi mori fjalën tha se bashkëshortja dhe familja e tij ishin opozita më e fortë dhe përballë saj thotë me vete “ku je o Lul”.
Rama e shfrytëzoi këtë ngjarje të madhe të partisë që drejton për të rrëfyer ‘sekretet’ e familjes së tij ndërsa tregoi edhe rolin e Lindës në familje apo dashurinë që kanë nuse e vjehrrë në familje.
“E dëgjuat zërin e opozitës time më të fortë. Mua më takon ta falënderoj Lindën sepse sidoqoftë ishte shumë më e moderuar këtu se mbrëmë në shtëpi ku zhvillohet debati i parlamentit tonë familjaro-katunar. Rrofsh moj grua që më kurseve në sy të gjithë këtyre shoqeve dhe jam shumë i qartë që sonte kusurin do e marr në Surrel në pasion për gjithçka që nuk u tha këtu. Ju qeshni, qeshni, qeshni. Qeshni po e vërteta është po të mos e kisha në shtëpi çdo natë me atë opozitë që kemi në rrugë ne, do më dukej vetja më i madhi prej të krejtve në botë.
Shyqyr Zahon e kam si Gramozi se nuk ndërhyn në debatet e brendshme të Parlamentit tonë, se kur vijnë ato dy të mëdhenjtë them me vete “ku je o Lul” se vetëm ti ma bën jetën të lehtë.
Përtej shakasë që është e vërtetë dua ta falënderoj Lindën jo thjeshtë që më ndihmon të rri me këmbë në tokë, por për faktin se është themeli i patundshëm i shtëpisë sonë. Kemi një shtëpi që falë Lindës është antisizmike dhe përballon edhe tërmetet e mia me shumë qëndrueshmëri dhe falë saj fëmijëve nuk i mungon mbështetja morale, shpirtërore që unë e kam të pamundur t’ua jap sa duhet dhe si duhet.
Aneta që më sheh aq rrallë ka gjetur një vajzë që nuk do ta bënte dot kaq brenda standardeve dhe kritereve të saj, se Aneta është më e vështirë se BE për standarde dhe kritere. Falë Lindës nuk do jem kurrë vetëm”, tha Rama.