Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Parlament komentoi gjerësisht progress-raportin e Keshillit të Europës duke thënë ndër të tjera se në gjithë përmbajtjen e tij kishte vlerësime positive në kriteret e përmbushura nga Shqipëria.
“Është e ligjshme krenaria për rezultatin e arritur. Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë ne raport me gjithë drejtimet e përcaktuara. Një konkluzion që nuk është suprizë për ne. Nga gjithë faqet e tij mund të konstatohet që Shqipëria ka bërë progres dhe nga ana tjetër është një pasqyrë ku mund të shihen të gjitha shtrembërimet dhe përpjekjet destruktive të opozitës rrugore. Për të krijuar pamjen e një Shqipërie tjetër
Është rasporti më i besuarshëm ndërkombëtar në çdo detaj të problematikave të një vendi në rrugën e anëtarësimeit në BE, dhe hedh poshtë çdo zë për ta treguar Reformën në Drejtësi si një dështim”, tha kryeministri Ram.
Duke folur për mundësinë e dialugurt me opozitën jashtë parlamenti, ai tjha se nga ana e mazhorancës ka vullnet për dialog porn shtoi se nuk ka asnjë gadishmëri për cënimin e Kushtetutës.
“Ne jemi të vetëdijshëm për problemet por jemi krenar me arritjet. Dhe të gjithë ata që I bien fyellit me atë vrimeën e vetme më të njëjtën frymë për të krijuar një frymë të imponuar tek shqiptarët, sot mund t’ju thuhet me plot gojën se në atë pasqyrë Shqipëria mund të shoh atë që ka bërë dhe atë që dhënë. Raporti e konsideron Reformën në Drejtësi si një reform për tu marr si rast shembullorë. Raporti jep një indikacion shumë të qartë edhe lidhur me opozitën që nuk është në Parlament, edhen lidhur me atë që ajo duhet të bëjë sot.
Ne mbetemi të vendosur që të stimulojmë një process dialogu me opozitën, por padiskutim nuk kemi asnjë gadishmëri për të cënuar Kushtetutën në funksion të zgjedhjeve që ju përkasin popullit Sovran dhe jo partive. Ne kemi gjithë mundësinë për të negociuar me opozitën jasht-parlamentare por asnjëherë nuk do të negociojmë ligjshmërinë dhe egjitimitetimn e këtij parlamentii. Për ne është en pamundur që t’ju themi atyre që na zgjodhën na falni se do të dëgjojmë ata që ju nuk i zgjodhët për të qeverisur”, tha Rama.
(F.GJ/FAXWEB.AL)