Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ka deklaruar se përpara pak ditësh PS dhe PD kishin rënë dakort për një takim, mirëpo takimi është anulluar në momentin e fundit.
Rama tregon se pavarësisht se ishte përcaktuar një orar takimi, vendi, dhe cdo detaj, mirëpo opozita kishte kërkuar paraprakisht dorëheqjen e tij. Për këtë arsye Rama nuk ka rënë dakort me dialogun.
“U pranua cfarë të diskutojmë, në fun fare morëm përgjigje se para se të diskutojmë duhet të kesh paraqitur dorëheqjen e kryeministrit në tavolinë. Por cfarë mund të diskutosh, nëse kryeministri ka dhënë dorëheqjen.”, shprehet Rama. (D.D/Shuplaka)