Kryeministri Rama po flet në këto moment nga asamblja e PS për qeverinë e re dhe mbi mënyrën se si do të jetë ajo. Në një nga pikat që parashtroi Rama zbuloi edhe se si do të sillet qeveria e tij me opozitën. Ai tha se do kërkojë bashkëpunimin e opozitës por paralajmëroi se nuk do ta presë atë kur është fjala për vendime me rëndësi në të mirë të vendit.
“Do të zbatojmë një sjllje proaktiv ndaj opozitës, duke i shtrirë dorën, duhet të mësohemi me këtë, edhe si detyrim i votuesve, që të kërkojmë bashkëpunimin e opozitës, për çdo çështje e çdo akt me rendësi, por nuk do ta presim kur është puna për vendime me rëndësi të ekzkutivit në të mirë të vendit”, tha Rama.(B.H/Shuplaka)