Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë herët në mëngjes është dhe publikimit të ministrave të rinj të propozuar është nisur drejt QSUt.
Në një takim ku i kishte të dy, Ilir Beqajn tashmë të shkarkuar nga posti i Ministrit të Shëndetësisë dhe Ogerta Masnastirliun drejtoreshën e QSUT-së dhe të propozuarën e re për postin e Ministres.
Ai nuk ka munguar të thojë fjalët më të mira për të dy, duke vlerësuar Reformën e Beqajt dhe punën e Manastirliut në reformimin e QSUT-së.
‘’Jemi këtu për të vazhduar rrugën që kemi nisur për Shëndetësinë, po ashtu si vërehet nga të gjithë ka përmirësime. Nuk lidhet vetëm me Reformën e thellë që ka bërë ministri i Shëndetësisë, po ajo që ju keni bërë të gjithë me në krye Ministren e propozuar të Shëndetësisë që pret të dekretohet. (është fjala për Ogerta Manastirliun drejtoreshë e QSUT)’’.
Korrupsioni nuk ndryshohet me mjekë që marrin rroga të pamjaftueshme. Ne përveç 10% të rritjes së pagës do të shtojmë pagën për shërbimin në reanimacion, ashtu si do të dyfishojmë rrogën për mjekët e rojes. Ka mbaruar koha që mjekët e rojes trajtohen si në komunizëm, u shpreh Rama. (E.K/SHUPLAKA)