01:07 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rama u caktoi sot disa detyra, kush janë 5 grupet e punës dhe funksionet e tyre

16:06 | 03/07/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama u caktoi sot disa detyra, kush janë 5 grupet e punës dhe funksionet e tyre

Gjatë mbledhjes së sotme të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka bërë ndarjen e punës të të gjithë deputetëve, duke nisur nga Reforma në Administratë deri në eliminimin e burokracive shtetërore për t’i diskutuar në fund të muajit.

Ishin pesë grupe pune që kryeministri Edi Rama përcaktoi, ku  kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, do të drejtonte njërin prej tyre, që ishte dhe grupi i parë i përcaktuar.

Grupi 1:

Rama tha se deri në fillim të shtatorit kur të dalë edhe ekipi i ri qeverises, Gramoz Ruçi do të jetë në krye të nje grupi pune për hartimin e një raporti lidhur me punën e çdo deputeti në zonë.

“Kryetarit aktual grupit Gramozi nga sot do të krijojë një grup pune ku do të përfshihet Taulant Balla, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Klodjana Spahiu, Ermonela Felaj e këdo tjetër që do të përfshijë Gramozi dhe do të bëjnë një raport të aktivitetit të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësimit. Zyrat elektorale e deputetëve të jetë e hapur vazhdimisht për njerëzit, tashmë është një dosmosdoshmëri. Roli i deputetëve duhet të dokumentohet gjatë dëgjesave në çdo qark,” tha Rama.

GRUPI 2:
“Ky grup duhet të analizojë dhe pastaj të renditen problematikat kryesore të natyrës politike, sociale dhe infrastrukturore që duhen adresuar në katër vitet e ardhshme, nga qeveria e re. Këto problematika dhe 3 prioritetet kryesore në çdo qark, të zbërthyera për çdo Zonë Administrative Zgjedhore, duhet të jenë pjese e raporteve që do të paraqesin udhëheqësit e qarqeve në Asamblenë Kombëtare të Partisë. Një grup pune, i përbërë nga Milva Ikonomi, Evis Kushi, Almira Xhembulla, Vilma Bello, Ardiana Jaku dhe Laert Duro duhet të përgatisë Dokumentin Kombëtar mbi sa më lart, në konsultim edhe me të gjithë kryetaret e bashkive, pa dallim ngjyrash partiake, pra një dokument sintezë të 12 raporteve të drejtuesve të qarqeve”, tha Rama.

GRUPI 3
Grupi i tretë i punës përbëhet nga Niko Peleshi, Damian Gjiknuri, Bledi Çuçi, Lindita Nikolla, Ogerta Manastirliu duhet të analizojë organizimin administrativ në çdo sektor dhe të përgatisë një Dokument Rekomandimesh për reformën e administratës shtetërore. Ky dokument duhet të përmbajë një analizë të gjendjes ekzistuese si edhe një draft-projekt ristrukturimi të rrjetit të agjencive, inspektoriateve, zyrave kombëtare, rajonale e lokale; me propozime për shkrirjen, bashkimin, apo zgjerimin, rast pas rasti, të institucioneve ekzistuese. Edhe ky dokument duhet të jete gati për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të partisë, në fund të gushtit.”, njoftoi kryeministri.

GRUPI 4
“Po njësoj, duhet të përgatitet edhe Dokumenti i Rekomandimeve për Derregullimin, mbi një analize tërësore të numrit të liçencave e dokumenteve që kërkohen në këtë vend për të marrë të drejta, apo shërbime nga shteti. Qëllimi ynë do të jete që ta lehtësojmë në maksimum peshën e burokracisë mbi njerëzit dhe mbi sipërmarrjet, si dhe te garantojmë që çdo dokument që i kërkohet qytetarit, apo sipërmarrjes nga zyrat e shtetit, vetë shteti ta siguroje për qytetarin, ose sipërmarrjen në një sportel të vetëm, pa e detyruar qytetarin të bredhë në 17 zyra për të plotësuar dosjen e një kërkese ndaj shtetit dhe të ndeshet me 17 hajdutë. Për këtë dokument duhet te angazhohet një grup pune i përbërë nga Arben Ahmetaj, Erion Braçe, Ilir Beqja, Ditmir Bushati, Elisa Spiropali, Klotilda Ferhati dhe Milena Harito.“, – tha Rama.

GRUPI 5
“Një grup pune i përbërë nga Fatmir Xhafaj, Blerina Gjylameti, Ilir Pendavinji, Alket Hyseni, Ana Dhamo, Flamur Golemi dhe Arben Kamami duhet të analizojë dhe të përmbledhë në një raport sa më të plotë për Asamblenë kombëtare, gjendjen aktuale politike dhe organizative të partisë në çdo qendër votimi nën dritën e rezultatit të 25 qershorit”, tha kryeministri në mbledhjen e PS-së në selinë e Kryeministrisë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: edi rama
Pas

“Më bëjnë presion, më thonë shiti dhe ik, s’guxoj me folë për opozitën”, denoncimi i biznesmenit

Para

Zjarr në kurorën e pishave në Korçë, shoqërohet një person në komisariat

Para
Zjarr i madh në një pyll në Bulqizë në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve

Zjarr në kurorën e pishave në Korçë, shoqërohet një person në komisariat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.