Vetëm pak ditë më parë kryeministri i vendit Edi Rama ishte i ftuar në emisonin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Debati mes Ramës dhe Ylli Rakipit ishte mjaft i nxehtë në trasmetim direkt, po ka qenë edhe më shumë jashtë kamerave. Kur përveç deklaratave politike dhe debatit në studio nuk mungoi as fjalori fyes pas përfundimit të emisonit.
Në një video të publikuar nga faqja ‘Lolita’ shihen jashtë transmetimit sesi në një çast kryeministri i thotë një nga gazetarëve të stafit të Rakipit ‘ik mos na çaj b*thën’’.
Por kryeministri nuk ndalet gjithsesi, ai do të shfaqet përsëri në një ekran televiziv. Rama është i ftuar sot në orën 21:00 në emisionin e Ilir Babaramos. “Pyetje me Babaramon, Live edhe në ERTV” (EDI RAMA TELEVIZION), shkruan Rama. (J.V/Shuplaka)