Edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reguar pas mbledhjes që kryeministri Rama pati me drejtorët e Hipotekave në Kryeministri.
Rama u kërkoi atyre që të japin dorëheqjen, sepse do të verifikohet puna e tyre në këto katër vjet.
Vasili ironizion Ramën, duke thënë se u kthye në Atdhe pas emigrimit 4-vjeçar dhe se tani u kujtua të demaskojë dështimin e qeverisjes së tij.
Reagimi i plotë:
Kryeministri ka qenë në emigracion për katër vjet.
Tani u kthye dhe po njihet me Atdheun dhe qeverisjen e dështuar të kryeministrit Rama.
Ka të drejtë në fakt Kryeministri që është mërzitur sepse kryeministri Rama s’ka zënë punë me dorë, por vetëm muhabete ka bërë.
Ndaj punë të mbarë kryeministrit të sapo kthyer në Shqipëri, që po demaskon pa mëshirë
dështimin e padëgjuar të kryeministrit Rama.
(S.SH/Shuplaka)