08:45 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama u kërkon raporte sekrete punonjësve të administratës për të “spiunuar” shefat

10:32 | 29/07/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama u kërkon raporte sekrete punonjësve të administratës për të “spiunuar” shefat

Gjatë dëgjesës publike të zhvilluar dje me 50 punonjës të administratës publike që kanë fituar vendin e punës me konkurim duke u shpallur më të mirët, Rama ka kërkuar që në mënyrë konfidenciale ata të “spiunojnë” tek ai punën e shefave të tyre. Ai u premtoi atyre se asgjë nuk do tju ndodhë nëse e bëni diçka të tillë pasi kjo do të ishte diçka konfidenciale.

Ai tha se informacionet nuk do të përdoren kundër tyre por thjeshtë për të matur performancën në punë të funksionarëve në poste të rëndësishme.

“E keni takuar ndonjëherë drejtuesin dhe kur e keni takuar, për çfarë; Keni dëgjuar ndonjëherë nga drejtuesi politik, qoftë ministri, qoftë zëvendësministri, drejtori apo kryeinspektori, keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë gjë tjetër, përveçse urdhrit për të bërë diçka në atë moment, për një gjë që duhet me urgjencë; Keni dijeni ju për kush janë objektivat e ekipit drejtues; Është drejtuesi, sipas jush, më shumë një roje, apo më shumë një gjeneral, më shumë një lider, apo më shumë një prezencë thjesht formale. Besoj që duhen disa ditë për këtë dhe do t’ju lutesha që ta merrni me seriozitet, duke ju garantuar që do të jetë 100% konfidenciale, nuk ka asnjë shans që raportet tuajat të bëhen publike, apo të përdoren kundër jush”, ka thënë Rama gjatë takimit me punonjësit e dalluar.

Ai tha se kjo gjë synon largimin e të korruptuarve dhe të paaftëve nga administrata.

“Çdo ministër duhet të marrë rekomandimet për mënyrën sesi do të ndryshojë qasja ndaj administratës, për ta pasur administratën shumë më të motivuar në realizmin e qëllimeve. Po ashtu çdo drejtues institucioni, sepse problematika do të dalë e gjitha nga këta pyetësorë. Ne na duhet problematika konkrete e këtyre marrëdhënieve. Unë besoj shumë që paralelisht me luftën pa kompromis që duhet të bëhet për të pastruar parazitët dhe grabitqarët nga administrata, duhet të bëhet një aleancë e brendshme mes drejtuesve politikë dhe administratës, pjesës së shëndetshme të saj, duke u dhënë njerëzve të zotë e të aftë mundësinë që të jenë pjesë e së njëjtës rrugë, të ndajnë vizionin dhe qëllimet, të mos jenë thjesht njerëz që shkojnë në punë dhe pas 5 minutash duhet të shkojnë në kafe, se s’kanë ndonjë gjë të re për të bërë. Ose thjesht ‘më bëj këtë shkresën për dy ditë’, ‘më bëj këtë memon për 4 ditë’ dhe duhet të presësh dy muaj të tjerë që të vijë një memo tjetër”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka treguar se si do të shkrihen zyrat e Hipotekave me zyrën e ALUIZNI-t. (B.H/Shuplaka)

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155002745186523/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: rama
Pas

Asgjësohen 1750 bimë kanabisnë Tepelenë, dy në pranga (VIDEO)

Para

Shpërthimi në Velipojë, flet infermierja që mbeti e asfiksuar: Nuk më hiqet nga mendja ajo skenë, djali më thoshte “të lutem më shpëto”

Para
Shpërthimi në Velipojë, flet infermierja që mbeti e asfiksuar: Nuk më hiqet nga mendja ajo skenë, djali më thoshte “të lutem më shpëto”

Shpërthimi në Velipojë, flet infermierja që mbeti e asfiksuar: Nuk më hiqet nga mendja ajo skenë, djali më thoshte “të lutem më shpëto”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat ngjiten në 40 gradë

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.