Fill pas marrjes zyrtare të detyrës si kryeministër për herë të tretë, Edi Rama u dha porosi të qartë ministrave që të shmangin udhëtimet me bileta klasi avioni, apo hotele e dreka darka në biznese të shtrenjta.
Në të njëjtën ditë, Rama u shfaq me një mjet luksoz kur shkoi për tu betuar në presidencë, për të cilin gazetarja Esiona Konomi ngre një sërë pikëpyetjesh. Duke nisur nga blerja e tij, pronësia në emër të një gruaje, dhe deri te elementët e sigurisë për jetën e kryeministrit.
Postimi i gazetares:
Meqë jemi në ditën e qeverisë modeste dhe me etikë të lartë, a mund të përgjigjet kryeministri:
-A është blerë makina që ai po përdor së fundmi me fonde nga buxheti i shtetit?
-Kush është zonja E. Hoxhallari dhe a ia ka dhënë ajo makinën në përdorim kreut të qeverisë?
-Nëse nuk ka lidhje me këtë zonjë, a mund të shpjegojë z. Rama se e kujt është makina e sa kushton ajo?
-Pse ju desh kryeministrit një makinëne re? Çfarë elementësh sigurie ka ky automjet?
(Pyetjet ia kam drejtuar prej ditësh edhe zyrtarisht qeverisë).