“Meqë jemi e para qeveri që është kujtuar për konviktet e studentëve (kohë më parë), kemi siguruar financimin 18.8 mln € nga qeveria gjermane, kemi nisur investimin e parë serioz qysh prej vitit 1990 për godinat studentore, thashë t’ua ve përpara syve këtë video të sotme, të gjithë atyre që dje u dukej si lodër 3D postimi i kantierit të Rilindjes së Qytetit Studenti”.
Kryeministri Rama vazhdon t’u përgjigjet studentëve me postimin e videove, duke treguar transformimin që po pësojnë godinat e studentëve nga financimi gjerman.
Ndërkohë që përmirësimi i kushteve në konvikte është vetëm njëra nga kërkesat e studentëve, Rama, pas heqjes së VKM-së është përqëndruar vetëm tek kjo pikë, pasi edhe dje ai postoi një video 3D ku sipas tij shihej transformimi rrënjësor i godinave studentore, duke u përpjekur të zbusë protestën e studentëve, të cilët nuk pranuan sot të kishin dialog me të. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post