Kryeministri Rama u shfaq entuziast para të rinjve të FRESSH, ku mes të tjerash foli dhe për integrimin e vendit në BE. Rama tha se ky do jetë vit i shënuar pasi vendi ka shansin e artë të hyjë në BE.
“Është një sfidë përgjegjësie, për t’I dhënë vendit jo vetëm drejtimin e duhur, por mes drejtimit të duhur, mundësinë historike që të ulet në tryezën e negociatave me BE-në dhe më në fund arritjen historike që të bëhet anëtar i familjes së bashkuar europiane.”tha sot Kryeministri.
Kushdo që ka dëgjuar fjalimin e Ramës mund të pyesë me të drejtë nëse Shqipëria ka bërë hapa para në rrugën për hapjen e negociatave me BE-në. Por mesa duket situata vijon të jetë njësoj si 6 muaj ose 1 vit më parë. Kjo konfirmohet nga Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, që në një intervistë me Deutche Welle e thotë e zeza mbi të bardhë se gjatë mandatit të tij nuk do të ketë të reja për vendet e Ballkanit Perëndimor ku pjesë është dhe Shqipëria. Për Juncker gjithçka mbetet në kuadrin e perspektivës.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë që të kenë një perspektivë për anëtarësim në BE. Kjo nuk do të ndodhë gjatë kohës sa jam unë president i Komisionit Evropian, por tani duhet të vihen piketat, ndërsa këto vende duhet të bëjnë reformat e duhura dhe ate sa më parë.”është shprehur Juncker.
(F.G/Faxweb)
Discussion about this post