16:08 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama u tregon banorëve të Tepelenës si të bëjnë para: Keni përpara një minierë të pashfrytëzuar

11:56 | 22/05/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama u tregon banorëve të Tepelenës si të bëjnë para: Keni përpara një minierë të pashfrytëzuar

Në një takim për prezantimin e projekteve të reja në Tepelenë, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje banorëve të qyteteve të vogla që ti kushtojnë rëndësi agroturizmit, përmes hapjes së hoteleve dhe bujtinave.

Gjithashtu Rama u shpreh se vitet e fundit ka një rritje të vlerës së territorit nga Tepelena në Tropojë.

“Kemi përpara një minierë të pashfrytëzuar për të bërë para, aty ku duket sikur varfëria është dënim i përjetshëm. Kemi minierën e bukurisë së vendit tonë dhe këtyre zonave. Si mund të bëjmë para? Jo për të mbijetuar, por për të pasur mirëqenie me bukurinë, traditën e mikëpritjes dhe duke e transformuar shtëpinë dhe tokën rrotull në një agrobiznes. Në Nivicë kishin mbetur 30 familje dhe mund të blije shtëpi me 2 milionë lekë të vjetra. Sot atje është gjëja më e vështirë për të blerë shtëpi. I bëj thirrje të gjithë atyre që janë në emigracion të shohin mundësinë për të bërë agroturizëm, do të kenë tatim fitimi vetëm 5% dhe tvsh vetëm 6%.”

PJESE NGA FJALA E RAMES

Shpesh herë thuhet fasada, palma, drita, lojëra. Ka një fakt. Sa kushtonte një apartament në Tepelenë para realizimit të këtyre projekteve? Kush e shiste 10 milionë të vjetra ishte me fat. Sot kushton 40 milionë mesatarisht. Por në qendër të qytetit nuk shet njeri më apartament. Sa kushtonin shtëpitë e Gjirokastrës para fillimit të programit? Sa kushtojnë sot nëse ke shans të gjesh ndonjë që do të shesë? Është një rritje e vlerës në të gjithë territorin nga Tepelena në Tropojë.

Kemi përpara një minierë të pashfrytëzuar për të bërë para, aty ku duket sikur varfëria është dënim i përjetshëm. Kemi minierën e bukurisë së vendit tonë dhe këtyre zonave. Si mund të bëjmë para? Jo për të mbijetuar, por për të pasur mirëqenie me bukurinë, traditën e mikëpritjes dhe duke e transformuar shtëpinë dhe tokën rrotull në një agrobiznes. Në Nivicë kishin mbetur 30 familje dhe mund të blije shtëpi me 2 milionë lekë të vjetra. Sot atje është gjëja më e vështirë për të blerë shtëpi.

I bëj thirrje të gjithë atyre që janë në emigracion të shohin mundësinë për të bërë agroturizëm, do të kenë tatim fitimi vetëm 5% dhe tvsh vetëm 6%. Kjo është një zonë ku blegtoria mund ti shërbejë tryezave të mikëpritjes përmes bujtinave dhe hoteleve të vegjël të agroturizmit. Në vend që ata që kanë 10 dele të merohen ku do e shesin qumështin dhe djathin, krijohet një cikël i mbyllur që i bën të gjithë të fitojnë para.

I kam thënë shokut Tërmet, boll u krenove me këto që ke bërë në qytet, ngjitu nëpër male dhe flit me njerëzit që kanë shtëpi atje. Ne do të mbështesim projektet financiarisht, do të japim para për të bërë hapin e parë. Kjo do të sjellë që në shtëpitë e sotme ku rri hija e varfërisë në këto zona të mrekullueshme, të hyjë rrezja e dritës.

Etiketa: edi rama
Pas

Rama tregon dialogun me Tërmet Peçin në 2015: E gjejmë shtëpinë duke pyetur…

Para

Sherri me gazetaret, reagon Erion Braçe: Fytyra femërore?!!! Rrugaçi me para shumë…

Para
Nuk e mbajnë më nervat, Erion Braçe: Idiot shembullor, turp, shporru fare!

Sherri me gazetaret, reagon Erion Braçe: Fytyra femërore?!!! Rrugaçi me para shumë…

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Izrael/Të paktën 17 të plagosur nga sulmi me raketa i Iranit, tre në gjendje të rëndë”

“Burgim i përjetshëm për Kristian Cenajn, vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj për një orë rolex

Vrasja e Kasen Kasmit në Itali: gjykata zbulon konfliktin për kontrollin e drogës

“Irani ashpërson qëndrimin: pa ndalimin e sulmeve Izraelite, negociatat janë të pamundura”

Të shtënat në Mirditë: qëllon me armë drejt banesës pas konfliktit familjar”

“Berisha: Vota e Diasporës u manipulua ftoj shqiptarët në betejë kundër narkoshtetit”

“Irani sulmon Izraelin me raketa shpërthime në Jeruzalem, Tel Aviv dhe Beersheba”

PS ankohet në KAS për votat jashtë kutisë, kërkon të mos shpallen të pavlefshme

Shqiptari i kërkuar nga Brindisi, kapet në Itali për trafik ndërkombëtar droge

U raportua i vdekur, gjenerali i lartë iranian mesazh në media

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.