Kryeministri Edi Rama me tone tw ngritura ui ka dhwnw ultimatum drejtorwve tw AKU-sw që do të vihen në provë, ndërkohë që ata që janë emëruar ashtu si e dinë vetë, më mirë të ikin vetë.
“Ne i jemi plotësisht të vetëdijshëm për mangësitë në infrastrukturë, mjetet lidhur me punën inteligjente që duhet të bëjë AKU lidhur me analizat për standartet me mangësitë e njohurisë për pajisjet, por prej vitesh ka pajisje që janë në kuti se s’ka kush ti përdori. Nuk duan të zgjatem me panoramën e frikshme që krijon ky institucion, patjetër që në AKU ka njërez të zotë të dinjitetshëm , që duan të bëjnë punë me pasion, por ajo që nuk i ka lejuar të bëjnë punë është vendosja e AKU-se nën pushtetit e tepsise. Edhe këtu ndër ju ka njerëz që do ta kuptojnë se duhet të largohen se kanë ardhur si pasojë e partive apo për shkak të lidhjeve, të gjithë drejtorët do të vihen në provë dhe do të ikin vetë, e dini vetë pse keni ardhur kush ju ka sjellë, kshu që nuk ka pse ta zgjasim, ata që janë në punë si rezultat e profesionalizmit të tyre do kenë hapësirë ta provojnë veten, jo të pafundme.
AKU është një vatër e infektuar dhe mbushur me korrupsion që vë gjoba, nuk po akuzoj me emër por edhe mes jush ka protagonist të këtij korrupsioni, keni detyrimi moral karshi shqiptarëve për të kaluar në një fazë të re se është një institucion që ka lidhje me garancinë e jetës të shqiptarëve”, tha Rama.(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post