Kryeministri Edi Rama i ftuar sot në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili ka vazhduar me retorikën e njëjtë ndaj medias duke e cilësiau të pabesueshme. Ai tha se është në nivel të pabesueshëm baraz me gjykatat.
Media e vendit tuaj është e pabesueshme, gazetarët për të qarë hallin? Pse t’ju besojmë juve për këtë që thoni?
Bëji një pyetje vetes, se pse ajo që thashë unë në konferencë nuk skandalizoi askënd. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë për t’u çuditur nëse edhe kryeministri shpreh opinione. Bëni një anketim e do çuditeni, sot në opinionin publik mediat janë po aq të pabesueshme sa gjykatat, niveli më i ulët i besueshmërisë në Republikën e Shqipërisë. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post