Kryeministri Rama, nga Vlora, ka sulmuar përsëri partitë e vogla. Ai ka deklaruar se partitë e vogla nuk janë garante të Demokracisë port ë tepsisë. Sipas tij një votë për këto parti është votë e çuar dëm sepse ato më shumë pengojnë se ndihmojnë.
“Interesat e tyre janë të vogla. Ata duan të plotësojnë vetëm qëllimet partiake. Partitë e vogla nuk janë garante të demokracisë, por garante të tepsisë”, tha Rama në Vlorë.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Vlorës nga Amantia që të votojnë partinë socialiste për të vazhduar rrugën e reformave.
Rama theksoi edhe njëherë se është e nevojshme që partia socialiste ta ketë timonin e vetme në drejtimin e qeverisë.
(B.H/Shuplaka)