Kongresi i Partisë Socialiste ka mbledhur të gjitha strukturat e saj, ndërsa përgjatë disa orëve zhvillim, ministra kryebashkiakë e drejtues të rëndësishëm mbajtën fjalime, shfaqën video e grafika mbi zhvillimet fabntastike në vend të ekonomisë dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve gjatë qeverisjes së tyre socialiste.
Nëse ju ka shpetuar ardhja e Ramës në Kongres, fotografët janë ‘kujdesur’ për të fiksuar çdo detaj nga organizimi më i madh i socialistëve. Kryeministri është shfaqur i rënë dhe i lodhur apo jo shumë në formë. Jo shumë entuziast është fotografuar dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj është shfaqur si gjiothmonë, entuziast dhe shumë i gjendur për të tjerët ndërsa shihet teksa bisedon me të pranishëm apo i rregullon jakën Arben Pëllumbit, sekretar organizativ i PS-së.