Avokati Altin Goxhaj I ftuar në studion e FaxNews ka folur në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Goxhaj ka theksuar se arrestimi i tij nuk ka lidhje vetëm me SPAK, por edhe me Ramën. Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk ishte Rama që e shpalli Berishën non grada, por ishte Veliaj.
“Gjëja më e rëndësishme është se arrestimi i tij në detyre ka të bëjë se është një moment te rëndësishëm për tranzicionin shqiptar, pasi për herë të parë në historinë e kryeqytetit një kryebashkiak arrestohet në vendin e tij të punës. Është vërtet një lajm i rëndësishëm, po çështja është se lind pyetja a po funksionon SPAK? Por nuk mendoj se është thjesht SPAK se ne shpesh kemi shpjeguar luftën Rama-Veliaj si hipotezë që shpesh nuk besohej nga të tjerët. Marrëdhënia e tyre ka qenë si zëvendësuesi që pret radhën deri në vitin 2023-2024, Veliaj ishte i pazevendesueshem, pasi ishte një person i investuar nga Sorrosi. Në 2023 kur u bë faktor, në shtator të 2023, pikërisht në 4 shtator u bë një paqe mes Aleks Sorosit, Edi Rames dhe Erjon Veliajt ka disa foto që e tregojnë takimin e tyre, të nesërmen Veliaj merr ministrimë e pushtetit vendor dhe atë të Financave dy ministri me rëndësi për pushtetin ekzekutiv. Në shtator dhjetor 2023 Veliaj filloi qe të kontrollonte qeverinë. Në janar të 2024 rishpërthen lufta Rama-Veliaj, pasi themeluesi i Sorrosit i pakënaqur tashmë që Rama kishte filluar që ti trajtonte bashkeudhetaret e tij si të dorës së dyte nisi një teori që Rama duhej të futej në burg, kjo ishte goditja më e madhe e Veliajt ndaj Ramës, por kreu i Partisë Socialiste u kundërpërgjigj. Nuk ishte Rama që e shpalli Berishën Non Grada por ishte Veliajt”, ka thënë ai.
Avokati në bisedë e tij me gazetarin Albi Rakip është shprehur se lufta e vërtetë me Ramën e Veliaj ka nisur në 2024.
“Në vitin ,2024 goditja që nisi Rama ishte ajo që u kurorzua me 8 prill kur Veliajt i shkoi SPAK tek dera e unë në atë kohë kam thënë se lufta kryesore ishte o Rama ose Veliaj në bug. Nëse ju kujtohet ai ka thënë se vetëm Zaho ishte i vetmi për çdo gjë që do të thotë që unë jam i barabartë me ty në SPAK dhe mund të ishte institucioni që vendos e kjo bëri që të arrestohej Erion Veliaj”, ka thënë Goxhaj.
Ndër të tjera ai ka theksuar se ky është një arrestim që ndodh në këtë periudhë jo shumë para zgjedhjeve qëndrore,por sipas Goxhajt kjo e ndihmon Partinë Socialiste.
“Veliaj në këtë fushatë ishte një barrë jo një avantazh. Rama ka filluar çmontimin e Veliaj në 2024 duke e larguar nva fushata elektorale për Tiranën,ti e di se edhe në diasporë Rama izolonte Veliaj, ai pati një bllokim total në parti. Urrejtja e opinionit publik. Veliaj ishte figura më e urryer në këto 100 vite në këtë politike,pasi ka një qasje me ramiz Alinë në Rraport me Hoxhën dhe raporti i Veliajt me Ramën”, ka thënë avokati.
Sipas avokatit Veliaj ka qenë arrogant dhe abuziv pasi mendonte se nuk e prekte kush me dorë. Deri në 2023 Veliaj ka qenë i paprekshëm, tashmë zëvendësuesi i tij është Adriatik Lapaj.
“Në 2023 veliaj pati problemin me Ramën ndërkohë konflikti më i hapur ka nisur në 2018, që Veliaj po i bënte një puc Ramës duke përdorur përfaqësuesit në organizatat studentore mes të cilëve Erion Veliaj. E vetmja luftë reale politike ka qenëlufta Rama-Veliaj ndërsa therat kanë qenë teatro. Ndërkohë Rama në momentin që pa se Veliaj ishte I pazëvendësueshëm e gjeti zgjidhjen te Aleks Sorosin .Rama fitoi Aleks Sorosin ndërsa Veliaj e humbi.Rama krijoi një marrëdhënie të ngushtë me drejtuesin Andi Fobrushi që prodhoi dhe zëvendësuesin e ErionVeliajt, që është Adriatik Lapaj. Që të bjerë Veliaj duhet të ngremë Lapajht.të gjithë takimet e lapajt në diasporë I realizo Ps ndërsa në shqipëri shoqatat”, ka thënë avokati Goxhaj.