Kreu i LIBRA-s Ben Blushi, ka reaguar lidhur me një video të publikuar më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili me bllokun e gjobave në dorë mban trafikun.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Blushi shprehet se Rama kërkon timonin për të ngarë mjetin e Mark Frrokut.
REAGIMI I BLUSHIT
Edi Rama ka sajuar nje video sikur mbledh gjobat e atyre qe shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Sikur te ishte makina e Mark Frrokut do ta kishte lene të kalonte dhe madje do hypte dhe vetë aty siç ka bërë në katër vjet.
Ja pse e kërkon timonin. Për ti dhënë makinës së Mark Frrokut! Nëse ja japim prapë timonin humnera është e sigurt! (D.D/Shuplaka)