05:17 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rama vizitë zyrtare në Zvicër, nënshkruan këto dy marrëveshje bashkëpunimi

14:39 | 31/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama vizitë zyrtare në Zvicër, nënshkruan këto dy marrëveshje bashkëpunimi

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar së fundmi drejt Zvicrës ku është takuar me Presidente e Konfederatës Doris Leuthard, me të cilën ka nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi, për arsimin profesional dhe zhvillimin rajonal.

Në këtë takim, Leuthard theksoi si mjaft të dobishëm për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, faktin që kjo është vizita e parë një kryeministri shqiptar në Zvicër, që pas vitit ’90-të. Presidentja Leuthard vlerësoi reformat që qeveria shqiptare ka ndërmarrë dhe realizuar në këto tre vite, duke veçuar si shumë të rëndësishme reformën në drejtësi. 

Kryeministri Rama i shprehu Presidentes Leuthard mirënjohjen për kontributin e gjithhershëm që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë e sidomos për mbështetjen e dhënë në tre vitet e fundit, posaçërisht për suksesin e reformës administrativo-territoriale. Kryeministri theksoi se reforma në drejtësi, duke filluar me vettingun, është strategjike, me rëndësi të shumëfishtë për sundimin e të drejtës, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit.

Në takim u diskutua për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh dhe çuarjen përpara të tij në fusha me interes të veçantë për vendin si energjia, turizmi dhe arsimi profesional. Në përfundim të takimit, në prani të Kryeministrit Rama dhe Presidentes Leuthard u nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi, marrëveshja në fushën e arsimit profesional dhe ajo për zhvillimin rajonal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Doris Leuthard & Edi Rama
Etiketa: Doris Leuthardedi ramamarreveshjezvicer
Pas

“Panairi i dështuar i Punës”

Para

“Unë, krimineli”

Para
“Unë, krimineli”

“Unë, krimineli”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.